Yuri Kim Berishës: Mund të fajësojnë komplotet, por faktet janë të pamohueshme

albnews
By
2 Min Read

77-vjetori i ditëlindjes do ta gjejë Sali Berishën në Korçë ku do të zhvillojë takime me mbështetësit në nismën për të mbledhur kuvendin e jashtëzakonshëm. 

Por pikërisht në këtë datë ambasadorja e SHBA ka risjellë në vëmendje kushtet për personat non grata ku përfshihet ish kryeministri dhe familja e tij. Madje në Twitter Yuri Kim shprehet se ky vendim nuk është i negociofshim.

“Përcaktimi publik 7031(c) nuk është subjekt “negocimi” & askush nuk duhet të pretendojë se është “ndërmjetës”. Ata të cilët janë përcaktuar publikisht mund t’ua vënë fajin konspiracioneve, por faktet janë të pamohueshme”

Ende nuk është e qartë nëse Kim ka folur në lidhje me Berishën apo personat e tjerë të përfshirë në vendimin për non grata.

Një ditë më parë ambasadorja e SHBA vizitoi selinë e PD ku u takua me Bashën.

Një ditë pas bisedës në rrjetet sociale Basha shprehet se gjatë takimit ndau shqetësimin për situatën në Shqipëri nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin.

Ai shton se u diskutua dhe situata në Kosovë dhe rajon ku theksoi se mbyllja më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon.

Share This Article