Njëri nga themeluesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani zëvendësministri i Transportit në Qeverinë e Kosovës, Hysen Durmishi, ka kërkuar votën qytetarëve të Drenasit për aktivistin e Petrit Bajraktari.
Durmishi ka theksuar se Petrit Bajraktari është shtyllë e organizimit të Lëvizjes në Drenas.
“Petrit Bajraktari është shtyllë e organizimit të Lëvizjes në Drenas. E mbaj mend takimin e parë me të në zyre të Lëvizjes afër Postës së madhe në vitin 2005. Që nga atëherë ai nuk u ndal pèr asnjë moment deri më sot. Ishte themelues i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Drenas dhe kryetar i saj. Petriti ka kontribuar shumë me shkrime e me organizime të shumta në Drenas e çdokund në Kosovë. Vlerësimin maksimal e kam për aktivistët si Petriti që vepruan që nga ditët e para dhe atë në zonat ku ishte shumë vështirë të veprohej.
Unë jam i nderuar që e kam një shok të tillë. Aktualisht Petriti është pjesë e kabinetit në ministri.
Të dashur qytetarë të Drenasit,
Petrit Bajraktari është kandidat i Lëvizjes për asamble komunale me nr.11. Vota për të e nderon Lëvizjen por ju nderon edhe juve secilin që e votoni. Jam i bindur se ai do të jetë zëri juaj me përfaqësim dinjitoz në Kuvendin Komunal.
Voto Lëvizjen VETËVENDOSJE!, pra nr.144
Voto Petrit Bajraktarin, pra nr.11”, ka shkruar Durimishi në Facebook.
