Në zgjedhjet lokale që mbahen më 17 tetor, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Drenasit është, Fejzi Kiqina.
Kiqina njihet si njëri nga aktivistet politik më të përgatitur në Drenas dhe po ashtu njihet si person i pakompromis ndaj korrupsionit dhe të korruptuarve.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kiqina ka dëshmuar një kulturë të lartë politike, duke mos u marr me fyerje dhe etiketime me kundër kandidatët, por ka vazhduar të shpalosë programin e tij për zhvillimin e Drenasit.
“I përkushtuar në fuqizimin e rolit të rinisë në shoqëri e institucione, kam nënshkruar kartën për zhvillimin e rinisë. Zotimet që i përmban dokumenti i hartuar nga OJQ “Global Shapers Community Prishtina”, janë edhe zotime të mia.
Komuna e Drenasit me mua kryetar i saj, do të bashkëpunojë ngushtë me çdo organizatë rinore lokale, nacionale e ndërkombëtare. Rinia është potenciali ynë më i rëndësishëm për zhvillimin e Komunës së Drenasit”, ka theksuar Kiqina.
Për realizimin e projekteve dhe ideve të tij premtuese, Fejzi Kiqina ka marr mbështetje dhe përkrahje nga Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe përfaqësues tjerë politik e biznesmenë të shumtë.
Drenasi beson në ndryshimin që do t’i sjellë vendit vëllai i Gjeneral Rasim Kiqinës.


