Ne duhet të respektojmë shprehjen e votës popullore në Britaninë e Madhe, por i gjithë procesi i Brexit ishte një tragjedi, deklaroi zëvendësministri federal gjerman për Çështjet Evropiane, Philip Roth.
”Dhe unë jam i sigurt se qytetarët e Britanisë së Madhe do të paguajnë çdo ditë të jetës së tyre një çmim shumë të lartë”, theksoi ai. ”Ne tashmë i shohim pasojat për popullatën”, shtoi Roth.
”Nacionalistët dhe populistët në Evropë, të cilët kanë qenë pro të daljes nga BE-ja, janë bërë shumë të heshtur, sepse ata duhej të pranonin se largimi nga Evropa nuk zgjidhte asgjë problem, por prodhon probleme të tjera”, nënvizoi ai.
“Brexit nuk është një model, por ndjek nacionalizmat dhe populizmat”, shtoi Roth. Përfaqësuesit e Italisë, Francës, Gjermanisë, Spanjës dhe Holandës u takuan me nënkryetarin e Komisionit Evropian, Maros Sefçoviç, negociator postBrexit për BE, për t’i kërkuar hartimin e një plani emergjente për një luftë të mundshme tregtare, raporton gazeta e njohur ekonomike britanike ”Financial Times”.
Kufizimi i qasjes së Britanisë së Madhe me energji nga BE-ja dhe vendosja e detyrimeve për eksportet britanike janë temat e diskutuara tregtare midis dy palëve.