Betohen 38 vullnetarë të rinj të Korpusit të Paqes në Kosovë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori amerikan në vendin tonë, PhilipKosnett, do të drejtojë betimin solemn të shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht të mbajë edhe një fjalim të rastit.

Pas përfundimit të trajnimit të tyre dhjetë javësh për gjuhën, kulturën si dhe trajnime teknike në Komunën e Kamenicës, dhe në fshatrat përreth si Koretini, Topanica dhe Rogana, vullnetarët do të prezantohen para ambasadorit nga ana e Drejtoreshës së Korpusit të Paqes, Dr. Darlene Grant.

Anëtarët e familjeve nikoqire, ministrat nikoqirë, drejtorët e agjencive dhe mysafirë janë gjithashtu të ftuar.

Ngjarja do të mbahet në sallën e kuqe të Qendrës për Rini dhe Sport në Prishtinë.#KORPUSI I PAQES#PHILIP KOSNETT

Lexo edhe:

Share This Article