Londra kërkon forcimin e lidhjeve ekonomike me Kanadanë

albnews
By
1 Min Read

Britania e Madhe dëshiron që marrëdhëniet tregtare me Kanadanë të kalojnë në një nivel më të lartë pas Brexit-it, njoftoi sot në Toronto ministri i ri britanik i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, gjatë vizitës së parë jashtë vendit.

”Ne dëshirojmë të hapim horizontet dhe të ngremë nivelin e ambicies sonë në botë”, deklaroi Raab në konferencën e shtypit i shoqëruar nga homologia kandeze, Chrystia Freeland.

“Në këtë kontekst, ne duam ta çojmë miqësinë tonë me Kanadanë dhe popullin kanadez në një nivel më të lartë, kryesisht në fushat e tregtisë, bashkëpunimit në aspektin e sigurisë ose në luftën kundër ndryshimit klimatik”, theksoi ai./ATSH/

Share This Article