Trump: FED të reduktojë sa më shpejt normat e interesit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti amerikan, Donald Trump dërgoi sot mesazhe kundër Bankës Qendrore Amerikane (FED), duke kërkuar që ajo të reduktojë normat e interesit sa më shpejt dhe sa më shumë, duke e cilësuar atë si jokompetente.

“Ajo duhet t’i ulë normat e interesit sa më shpejt dhe sa më shumë. Inkompetenca është e tmerrshme, kur dihet që zgjidhja është e lehtë”, shkruan presidenti në Twitter.

Ai iu referua gjithashtu uljes së normës së interesit nga disa banka qendrore (Indi, Zelandë e Re, Tajlandë), gjë që ka çuar në një rënie të efikasitetit të bonove të thesarit.

“Problemi ynë nuk është Kina. Është Rezerva Federale, që është shumë krenare për të pranuar që ka bërë gabim duke rritur normat e interesit shpejt dhe shumë lart”, shton presidenti amerikan./ATSH/

Share This Article