Tomor Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

albnews
By
1 Min Read

Ish-ushtari i UÇK-së, Tomor Morina, nuk duhet të dorëzohet në Serbi. Kështu vlerëson Gjykata Penale e Shkupit e cila thotë se nuk janë përmbushur kushtet lidhur me kërkesën e Beogradit për ekstradimin e tij.

Nga Gjykata shtojnë se lënda për shqyrtim të mëtejshëm do të dërgohet në Gjykatën Supreme.

Ndërkaq masa e paraburgimit ndaj Morinës do të vlejë derisa ky vendimi të vërtetohet në Gjykatën Supreme.

Share This Article