Reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova po vazhdon më formë të mirë pas kthimit nga lëndimi. Pasi shënoi në fundjavë në Superligën e Zvicrës, Zhegrova shënoi edhe të enjten mbrëma në kuadër të Ligës së Evropës.
Baseli fitoi 3:1 ndaj Omonia Nicosias, ndërsa Zhegrova e shënoi golin e tretë. Sulmuesi i krahut shënoi në minutën e 88-të. Pajtim Kasami asistoi në golin e parë.
Kasami e Zhegrova startuan te Baseli. Taulant Xhaka e Tician Tushi ishin në stol.
Baseli udhëheq në grupin H me 7 pikë, sa i ka edhe Qarabagu.