Rama me kryebashkiakët: Menaxhoni plehrat ose ua marrim bashkinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një takim me kryetarët e bashkive në vend, Kryeministri Rama ngriti problemin e plehrave, veçanërisht për zonat bregdetare, por jo vetëm.

Ai paralajmëroi se ndaj kryebashkiakëve që nuk marrin masa për menaxhimin e mbetjeve dhe dërgimin e tyre në pikat e përpunimit, do të merren masa deri në marrjen e bashkisë nga administrimi dhe ndjekjen penalisht.

“Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me ju për këtë. Por fjalët po shterojnë. Ne do të ecim edhe me sanksione dhe snaksionet do të shkojnë deri në marrjen në amdinistrim të bashkisë dhe çuarjen e kryetarit në prokurori. Ky do të jetë fundi i udhëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që të na garantojnë që Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë”, tha Rama duke shtuar se të gjitha pikat fundore të përpunimit të mbetjeve tashmë janë.

Share This Article