NATO-ja duhet t’i ketë për bazë ndikimet e Kinës, përderisa ky vend po shtrinë fuqinë anëmbanë botës, përfshirë rajonet që mund të sfidojnë anëtarët e Aleancës, ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Rritja e ndikimit të Kinës, ka ngritur shqetësime në lidhje me qëllimet e saj, dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje NATO-s, që të njohë dhe përshtatet me kërcënimet e reja, duke përfshirë Kinën”, tha Stoltenberg për agjencinë Reuters.
Në këtë aspekt, shefi i NATO-s, përmendi investimet kineze në infrastrukturë në Evropë, rritjen e prezencës në Arktit dhe Afrikë si dhe ndikimin e saj në rritje në fushën e hapësirës kibernetike.
“Pra, e gjithë kjo tregon rëndësinë që NATO-ja të adresojë ngritjen e Kinës, dhe ne e bëjmë atë, jo vetëm duke punuar ngushtë me partnerët tanë si Australia dhe Zelanda e Re, por edhe me Japoninë dhe Korenë e Jugut”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg po qëndron në Australi, me ç’rast me autoritetet e këtij vendi kanë nënshkruar një marrëveshje të re partneriteti me fokus rajonin e Paqësorit.
Të dielën, në Sidnej për vizitë ishte edhe sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Mark Esper, i cili foli për planet e vendosjes së raketave me rreze të mesme në rajon.