Në Shqipëri kanë vdekur 8 persona në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë paraqitur 594 raste të reja të infektimit.
Aktualisht në të gjithë Shqipërinë janë 6,726 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Ndërkaq në spitalet COVID po marrin trajtim 140 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar.