ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit 1 hour ago
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë 2 hours ago
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret 2 hours ago
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së 2 hours ago
“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kadilli: Basha duhet të ikë, Berisha nuk duhet të kthehet

albnews by albnews
25 October, 2021
in Albania
0
Kadilli: Rezultati për zgjedhjen e kryetarit të PD-së i pritshëm
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Përfaqësuesi i lëvizjes brenda Partisë Demokratike,  “Iniciativa Demokratike- iDE”,  Fatbardh Kadilli ka reaguar sot në lidhje me krizën në Partinë Demokratike.

Kadilli shprehet se duhet një zgjidhje për të gjithë demokratët, jo një zgjidhje për Bashën dhe Berishën.

RelatedPosts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

“Një zgjidhje për të gjithë, jo për dy. Kriza e PD-së po thellohet. Shumica e demokratëve e di që jemi në pikën më të ulët, por kjo nuk e pengon as Berishën as Bashën të zihen në distancë. As njëri, as tjetri nuk japin zgjidhje. Asnjëri nuk do të tërhiqet. Do t’i shkojnë deri në fund. Berisha do mbledhë njerëzit. Basha do mbajë vulën. Do shkojnë në gjykatë si çiftet që divorcohen. Do ndajnë plaçkën. Po demokratët çfarë fitojnë? Asgjë të vlefshme përveçse, nga një kryetar do kenë dy. Kushdo që të fitojë mes Bashës a Berishës, do kontrollojë një PD të vogël. Një PD e ndarë nuk fiton. Basha është humbës. Berisha është i mundur. Si do shkojmë përballë Ramës? Me kryetar të mundur dhe me parti më të vogël? Basha e ka tkurrur partinë dhe e drejton me një ekip privat. Për këdo që ka vëmendjen më të vogël për punët e PD-së është e qartë që Basha drejton me ekipe personale. Forumet janë kot. Janë për dekor. Nënkryetarët, Sekretarët dhe bashkëpunëtorët i ka si dekor. Ata nuk guxojnë të bëjnë beteja politike. Kënaqen me postin. Sa kohë qëndrojnë në rresht do jenë dekor i “paster”.Ndërsa Berisha po shkel territor, Basha po rrit tonet. Ai po i quan llum ata që shkojnë pas Berishës. Pyetja është kjo: Si i ndan Basha kush nga ish ministrat dhe ish drejtorët janë të korruptuar? Pse ata që shkojnë pas Berishës janë të korruptuar dhe këta që shkojnë pas Bashës jo? Pse Bardhi, Alibeaj, Duma, Rushaj, Tabaku, Çollaku, e shumë e shumë drejtorë janë të pastër? Ndërsa Noka, Paloka, Bylykbashi, Spaho e drejtorë të tjerë janë llum”, shprehet ai.

Kadilli shton se, “Basha flet për “oligarkë”. Vetëm flet. Nuk akuzoi. Thjesht u përmendi emrat. Kastrati dhe Mane. As nuk u trimërua as nuk u çlirua. Po, pse për këtë ishim keq? Kjo e bën lider? Kjo e ndan nga e keqja? Me të drejtë shtrohet pyetja, a ka marrë financime nga këta dy oligarkë? A është financuar PD nga këta? Nëse po, çfarë vlen që i përmend emrat? Njerëzit pyesin: A ka pasur kompania e kunatit kontrata direkte ose indirekte me këta oligarkë? Këtë duhet të sqarojë Basha”.

Kadilli thekson se “Basha është Problemi i sotëm – Berisha shkaku i këtij Problemi. Foltorja është bërë si faltore”.

“Shkojnë e falen të dëshpëruarit nga kryetari. Kanë të drejtë që kanë inat Bashën. Por të falesh në faltore nuk e zgjidh problemin. Ngushëllohesh, por nuk shpëton nga problemi. Ndjekësit e Berishës mendojnë se do shpëtojnë nga një kryetar, por po prodhojnë një kryetar dhe më të fortë. Nuk shpëtohet partia duke forcuar dhe mitizuar Kryetarin, apo rivalin e tij. Nuk zgjerohet demokracia e partisë nga kryetari. As nga Basha, as nga Berisha. Kryetarët që humbin dhe nuk largohen e kthejnë partinë në monopol. Një parti monopol i Bashës, apo i Berishës është njëlloj e kapur. Të dy kanë të njëjtat metoda. Të dy kanë të njëjtët klientë në biznes, në media.Dinamika e konfrontimit në distancë mes Bashës dhe Berishës po na çon drejt një Kuvendi traumatik. Një Kuvend i tillë, nuk do sjellë asnjë zgjidhje. Heq Bashën që e ka bërë PD monopol. Kthen Berishën që e ka pas gjithnjë monopol. Ose dhe me keq: Do heqim Lulin për të vënë Nulin? Heqim një Zero dhe shtojmë një Zero? Demokratët të rikthehen tek Manifesti. Manifesti Politik për Ringritjen e PD i ka përgjigjet. Një parti më e madhe se kryetari dmth Partia e fortë – jo kryetari. Kryetari ka vetëm një shans. Humbi? Ikën”, shprehet ai.

Gjithashtu Kadilli shton se “këta që kanë humbur kanë pasur më shumë se një shans”.

“Propozimet e Manifestit sot i përdor Berisha. Por, ai nuk mundet, edhe po të dojë, nuk mundet që t’i verë në jetë. Flet për primare. Zgjedhje primare me Berishën Kryetar nuk mund të ketë. Demokratët e dinë përfundimin e primareve të Berishës. Fitonte Basha, si i zgjedhuri i tij. Zgjedhje kemi bërë, por fitues ka dalë gjithnjë i preferuari i Berishës, siç del sot i preferuari i Bashës. Flet për parti të hapur. Parti të hapur ku kthehen ata që u mërziten dhe ata që u përzunë nuk është parti e hapur. Kryetari të përzë, kryetari të kthen. Kjo nuk është hapje. E hapur është partia kur t’i sjell ata që nuk i ke pasur kurrë. Këta do vijnë kur të jemi të sinqertë dhe të pastër e të papërlyer. S’ka të tillë në PD?Çfarë zgjidhjeje na shërben në Partinë Demokratike? Basha duhet të ikë. Berisha nuk duhet të kthehet. Basha të japë dorëheqjen. Berisha të mos kandidojë.Ta thotë qartë. Ata që ndjekin foltoren ta dinë që janë atje për ndryshimin e partisë,apo janë që të rikthejnë Berishën. Kuvendi të caktohet vetëm pas largimit të Bashës. Kuvendi duhet t’i shërbejë demokratëve, askujt tjetër. Me ikjen e Bashës hapet gara. Zgjidhet kryetar i ri. Kuvendi të bëhet më vonë për të vënë punët në vijë. Kjo është një zgjidhje për të gjithë. Nuk është vetëm për dy.Për një PD të pastër, të fortë dhe konkurruese!”, përfundon ai./ATSH/ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

22 September, 2025
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

22 September, 2025
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

22 September, 2025
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result