Shpallja persona non grata dhe dëbimi i dy zyrtarëve rusë, ka bërë që Kosova t’i shpall luftë ndikimit të Rusisë në Ballkan.
Kështu shkruan media ruse Kommersant, duke theksuar se konflikti aktual diplomatik ndërmjet Prishtinës dhe Moskës nuk është i pari i këtij lloji.
Të premten e kaluar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se me anë të një vendimi, dy zyrtarë që kanë punuar në Zyrën Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Prishtinë janë të padëshirueshëm.
“MPJD-ja ka nxjerrë vendimin për shpalljen e këtyre dy zyrtarëve rus persona të padëshirueshëm dhe në të njëjtën kohën i ka njoftuar institucionet ligj zbatuese dhe autoritetet përkatëse për zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e presidentes.
Në vendimin e Ministrisë së Diasporës dhe Punëve të Jashtme, Denis Vengerskii dhe Alexey Kryvosheev janë dy personat që janë identifikuar nga institucionet e Kosovës se veprimtaria e tyre është cenuese për sigurinë kombëtare.