ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit 1 hour ago
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë 2 hours ago
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret 2 hours ago
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së 2 hours ago
“Thaçi nuk ishte kryekomandant”, Duncan: UÇK kishte përbërje heterogjene 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria nis punën për të pritur “Defender 23”

albnews by albnews
25 October, 2021
in Albania
0
Shqipëria nis punën për të pritur “Defender 23”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”.

Për këtë u organizua edhe konferenca koordinuese, ku morën pjesë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.

RelatedPosts

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Eduart Halimi: Shkarkimi i Veliajt, precedent i rrezikshëm ligjor

Në fjalën e tij, ministri Peleshi e cilësoi një histori suksesi stërvitjen “Defender 2021”, e cila u zhvillua disa muaj më parë.

“Kjo stërvitje shkon përtej gjithë dimensionit ushtarak dhe konfirmoj përfshirjen dhe gatishmërinë e të gjithë qeverisë për të ndihmuar dhe lehtësuar të gjitha kërkesat specifike dhe të përgjithshme për ekzekutimin e saj të shpejtë. Stërvitje të tilla me shikueshmëri të lartë tregojnë rëndësinë strategjike të Politikës së Zgjeruar të Parandalimit të SHBA-së për NATO-n dhe aleatët dhe partnerët e saj evropianë si dhe rithekson angazhimin e fortë që Aleanca, dhe në veçanti Shtetet e Bashkuara, i kushtojnë rajonit tonë. “Defender Europe” për ne, mbetet një mjet i fuqishëm i komunikimit strategjik i paqes, sigurisë, stabilitetit dhe garancisë për qytetarët tanë, vendet e rajonit dhe mbarë Evropën”, – theksoi Peleshi.

Teksa siguroi mbështetjen dhe ndihmën maksimale të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FA për stërvitjen e radhës “Defender – 23”, ministri Peleshi tha se Shqipëria konfirmoi gatishmërinë të shërbejë sërish si vend pritës për serinë e “Defender”.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim vlerësoi gatishmërinë e Shqipërisë si për “Defender 2021” ashtu edhe për angazhimin e shprehur për “Defender 2023”. Ambasadorja Kim tha se “Shqipëria, ashtu si kombet e përfaqësuara në këtë vend, është e përkushtuar ndaj aleatëve të saj në NATO dhe ka treguar vazhdimisht se është një mike dhe aleate e vërtetë dhe guximtare e Shteteve të Bashkuara”.

“Dita e sotme përfaqëson një zgjerim të atij angazhimi dhe ne do t’i çojmë përpara qëllimet tona të përbashkëta për gatishmëri dhe ndërveprim. Fjala “historike” përmendet shpesh, por është me të vërtetë fjala e vetme që mund të përdorim për të përshkruar stërvitjen që kemi në plan të ndërmarrim, që kemi ndërmarrë këtë vit. Kjo përfshin një grup stërvitjesh jashtëzakonisht ambicioze. Fakti që kemi mbi 30 vende pjesëmarrëse këtu këtë javë, tregon se qëllimi ynë për të vepruar së bashku në tokë, në det ose në ajër, nuk është vetëm dobiprurës, por është edhe i arritshëm. Të shohësh flamujt e vendeve tona në uniformat e atyre që stërviten krah për krah, dërgon një mesazh të fuqishëm për miqtë tanë, ashtu edhe për kundërshtarët tanë, se kombet tona nuk do të prapësohen së mbrojturi miqtë dhe aleatët tanë”, nënvizoi Kim

Ambasadorja amerikane u shpreh se “shpresoj që çdo ushtar, detar dhe pilot të mos harrojë se të gjithë ju jeni si unë në këto çaste, ambasadorë të vendit tonë. Shpresoj se do të përfitoni nga këto çaste për të parë vendin, për të përfaqësuar më të mirën e Amerikës dhe për të përfaqësuar më të mirën e Shqipërisë kur të largoheni për t’u kthyer në vendin tonë”.

Ndërsa në fjalën e tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Bajram Begaj u shpreh i sigurt se “’Defender Europe 23′, përmes aktiviteteve dhe demonstrimit të aftësive të saj do t’u japë kundërshtarëve një mesazh të qartë dhe të fortë parandalimi dhe mbrojtjeje”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

Sarah Ferguson u përjashtua nga organizata bamirëse për shkak të email-it të Epsteinit

22 September, 2025
Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

Gjermania po përgatitet për konflikt me Rusinë, gati plani për infrastruktura që strehojnë deri 1000 të plagosur në ditë

22 September, 2025
Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

Njohja e shtetit të Palestinës, Britania e Madhe paralajmëron Izraelin të mos hakmerret

22 September, 2025
Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

Koreja e Jugut do të pranonte një marrëveshje Trump-Kim për ngrirjen e programit bërthamor, i thotë presidenti BBC-së

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result