Çeku: Edhe sporti në dialogun Kosovë – Serbi

albnews
By
1 Min Read

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, ka thënë se me Ligjin për Sport në Kosovë është e ndaluar zhvillimi i aktivitetit sportiv paralel nga shtetet tjera.

Ai ka thënë se tash e shumë vjet funksionojnë në Kosovë strukturat paralele të federatave sportive të Serbisë.

“Ne u kemi bërë thirrje klubeve sportive të komunitetit serb në Kosovë të integrohen në strukturat tona organizative e të bëhen pjesë e aktivitetit legjitim sportiv në Kosovë”, ka thënë Çeku. “Gjatë ditës së nesërme Këshilli Kombëtar për Parandalim e Sanksionim të Dhunës dhe Dukurive negative në sport do të mblidhet e do të dalë me rekomandime konkrete të masave që duhet të marrim për ndalimin e zhvillimit të aktivitetit sportiv paralel në shtetin tonë”, tha Çeku.

Çeku ndërkohë ka thënë se do të shtrohet çështja e sportit edhe në nivel të dialogut.

“Jemi në kontakte me zv. kryeministrin Besnik Bislimi dhe do ta paraqesim këtë çështje edhe në dialog”, ka thënë Çeku.

Share This Article