Daka: Zgjedhjet të pashmangshme, jemi të gatshëm kurdo që shpallen

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryetarja e Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se edhe pse nuk është ky vit zgjedhor tashmë dihet se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Sipas saj, KQZ-ja është e përgatitur për këtë proces kurdo që zgjedhjet shpallen.
“Ne jemi te gatshëm dhe kurdo që zgjedhjet shpallen ne do t’i organizojmë”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjithashtu ka diskutuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017.

Florian Dushi nga Këshilli për Çështje Ligjore, ka njoftuar lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës në vitin 2017.

“I rekomandojmë KQZ-së që të aprovojë kërkesën për të njoftuar Prokurorinë e Shtetit për shkeljet, manipulimet apo abuzimit që janë konstatuar në qendrën e numërimit të rezultateve në 2017”.

“Subjektet kanë vota ndërsa kandidati jo, kandidati ka vota e subjekti jo, kandidati ka më shumë vota se sa subjekti politik, gjithë kandidatët kanë më shumë vota se sa vetë subjekti politik, këto janë disa nga shkeljet e vërejtura në 2017”.

“Prokuroria ka rekomanduar KQZ-në që vendvotimet që kanë pasur dallim pas rinumërimit për mbi 100 vota të mos i asgjësoj fletëvotimet nga zgjedhjet e mbajtura së fundmi herë në komunat e veriut të Kosovës dhe të sillen si dëshmi në organet e drejtësisë, në Prokurorinë e Shtetit”.

Daka kërkoi që edhe personat që kanë votuar më shumë se njëherë të hetohen sepse ka të tillë.

“Pragu 50% të mospërputhjes së votave dhe zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa për zgjedhjet lokale të 2017 dhe ata që kanë votuar më shumë se njëherë pritet një rekomandim tjetër”.
Gjithashtu në këtë mbledhje KQZ-ja ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së tri partive të reja.

“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës (PEK), me numër rendor 55”.

“Me 9 vota për është regjistruar Partia Demokratike e Diasporës, me numër rendor 56”.

Në këtë mbledhje është parashikuar që të diskutohet edhe lidhur me rastet për Prokurorinë e Shtetit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017./Klan Kosova/

Share This Article