Connect with us

Albania

Buxheti i vitit 2022, nga do të vijnë dhe si do të shpenzohen 5.1 miliardë euro?

Published

on

Në projektbuxhetin e vitit 2022, i publikuar nga Kuvendi, financat presin që të mbledhin 537 miliardë lekë të ardhura (4.3 miliardë euro), me një rritje prej 10.6% në krahasim me buxhetin e pritshëm të vitit 2021 (akti normativ).

Megjithatë, në raport me madhësinë e ekonomisë (Prodhimin e Brendshëm Bruto-PBB), të ardhurat priten me ulje, në 28.7% të PBB-së, nga një rekord prej 30.3% që parashikon akti normativ 2021, ku të ardhurat u rritën ndjeshëm pas tkurrjes në vitin pandemik 2020, të nxitura dhe nga importet e larta rekord dhe rritja e çmimeve.

Në anën tjetër, shpenzimet e pritshme janë 637 miliardë lekë (5.1 miliardë lekë), me rritje prej 4.5% në raport me aktin normativ 2021. Shpenzimet kapitale pritet të jenë 119 miliardë lekë (960 milionë euro), nga 132 miliardë lekë që është akti normativ 2021, me një tkurrje prej rreth 10%.

Diferenca prej 101 miliardë lekësh (813 milionë euro) mes shpenzimeve dhe të ardhurave përbën dhe deficitin buxhetor, që pritet të mbulohet përmes marrjes së huave. Borxhi publik pritet të arrijë 78.9% e PBB-së në 2022, nga 80% e PBB-së që është pritshmëria për këtë vit.

Për vitin 2021, rritja ekonomike pritet të jetë 7.6%, pas tkurrjes me 4% në vitin pandemik 2020. Për vitin 2022, rritja pritet të jetë 4.1%, ndërsa në 2023 parashikohet të përshpejtohet lehtë në 4.2%.

Të ardhurat 

Sipas relacionit, që shoqëron projektbuxhetin, në programimin e të ardhurave nga tatimet dhe doganat për vitin 2022, janë marrë në konsideratë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, veçanërisht situata ekonomike e krijuar nga pandemia Covid 19, përfshirë efektin e politikave të reja fiskale me qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë, si dhe performanca janar – gusht 2021 e realizimit të të ardhurave tatimore dhe doganore.

Programimi i të ardhurave për vitin 2022 mbështet synimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për rritjen e të ardhurave, si dhe mbajtjen nën kontroll të deficitit buxhetor dhe borxhit publik. Ky program bazohet në përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit ne ekonomi, duke mbështetur në këtë mënyrë rimëkëmbjen ekonomike, si dhe duke nxitur prodhimin dhe eksportet.

Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë në secilën taksë dhe tatim. Modeli i përdorur bazohet në parashikimet makroekonomike për periudhën 2022-2025 si rritja nominale, deflatori, analiza e importeve të grup produkteve kryesore, analiza e serive kohore si dhe modelet e bazuar në koeficientin e elasticitetit “Buoyancy” dhe “Effective Tax Rate” për çdo taksë. Në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike. Në mënyrë të detajuar treguesit kryesore për vlerësimin e të ardhurave janë:

  •  Rritja nominale të PBB-së, duke analizuar këtë efekt në mënyrë të integruar me faktorë të tjerë për çdo taksë në veçanti, të ndërlidhur me të dhënat historike dhe projeksionet e çmimeve në tregjeve ndërkombëtare tek taksat ad-valorem si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar, Renta minerare dhe taksa doganore.
  • Kursi i pritshëm i këmbimit të dy monedhave kryesore: USD dhe EURO me Lekun
  •  Çmimet në bursë që ndikojnë në të ardhurat nga TVSH-ja dhe Renta minerare;
  • Sasitë e pritshme të importit të mallrave. Në vitin 2022, të ardhurat totale të buxhetit të shtetit parashikohen të arrijnë 536.8 miliard lekë, nga këto, të ardhurat tatimore 500.2 miliardë lekë dhe brenda zërit të të ardhurave tatimore, të ardhurat që mblidhen nga tatimet dhe doganat 360.5 miliardë lekë. Ndërkohë, të ardhurat nga kontributet planifikohen 111 miliardë lekë. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2021, të ardhurat gjithsej të buxheti të shtetit rriten 7.8 %, ndërkohë që të ardhurat tatimore nga tatimet dhe doganat programohen të rriten 9.9% ose +32.5 miliardë lekë. Të ardhurat doganore janë parashikuar bazuar në analizën e trendit historik të 60 grup-produkteve kryesore, për një periudhë shumëvjeçare. Ky parashikim është korrektuar me efektet e faktorëve të tjerë të 11 jashtëm në secilën taksë. E njëjta procedurë është ndjekur edhe për të ardhurat nga tatimet, duke marrë për bazë modelin statistikor të projeksionit të të ardhurave të pritshme si dhe faktorët ekzogjenë me ndikim në çdo taksë.

Shpenzimet 

Sipas relacionit, totali i shpenzimeve publike për vitin 2022 është planifikuar 637.7 miliardë lekë ose 34.1% e PBB. Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes.

Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor dhe ata arsimorë. Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së. Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 50.7 miliardë lekë ose 2.7% të PBB-së, për të përballuar çdo risk të mundshëm të rritjes së normave të interesit.

Shpenzimet operative dhe të mirëmbajtjes për qeverisjen qendrore për vitin 2022 (pa përfshirë shpenzimet që realizohen nga institucione publike, që kanë si burim financimi të ardhurat jashtë limitit), janë parashikuar në masën 60.6 miliardë lekë ose rreth 3.4% e PBB-së. Në këtë zë është programuar mbështetja me prioritet e politikave ekzistuese të qeverisjes qendrore si: blerja e vaksinave anti-COVID, skema e fermerëve, mirëmbajtja e rrugëve nacionale, programet e nxitjes së punësimit, skemat për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe mbështetje për rininë dhe fëmijët.

Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2022 janë parashikuar në masën 59.7 miliardë lekë, me një rritje prej 3.3% më shumë se akti normativ i vitit 2021. Këto shpenzime për vitin 2022 zënë 3.2% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. COVID-19, ashtu si edhe në vendet e tjera ka pasur dhe parashikohet të ketë efekte negative në rënien e ekonomisë dhe për pasojë dhe në uljen e të ardhurave buxhetore.

Përballimi i një sfide të madhe ekonomike dhe buxhetore nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për shkak të pasojave të shkaktuara nga tërmeti dhe pandemia COVID-19 janë një tregues pozitiv i punës së zhvilluar në këto vite në drejtim të stabilitetit makroekonomik, parashikueshmërisë së fondeve dhe transparencës së përdorimit me disiplinë të fondeve buxhetore.

Me qëllim ruajtjen e stabilitetit të shpenzimeve vendore dhe për mbështetjen e njësive të vetëqeverisjes vendore për përballimin e shpenzimeve të Covid-19, niveli i transfertës së pakushtëzuar për vitin 2022 do të jetë rreth 250 milionë lekë më i lartë se viti 2021. Kjo transfertë, krahasuar me vitin 2015 (viti para reformës administrativoterritoriale), është 6.3 miliardë lekë më shumë ose rreth 54.5 për qind më e lartë.

Në transfertën e pakushtëzuar të parashikuar për vitin 2022, 18.7 miliardë lekë, do të shtohen edhe fondet prej 8.75 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja, transferuar në nivel vendor, si rrjedhojë, në vitin 2022, granti nga buxheti i shtetit për pushtetin vendor do të jetë në shumën 27.45 miliard lekë.

Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore në vitin 2021 do të jenë 27.6 miliardë lekë ose 6 për qind më të larta se sa i pritshmi i vitit 2021 dhe po thuajse mbi dy herë më të larta se ato të viteve 2013 dhe 2015. Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 212.8 miliardë lekë.

Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, parashikohet në masën 148.9 miliardë lekë ose 8% e PBB. Nga ky fond, për indeksimin e pensioneve është parashikuar niveli prej 2.6 miliardë lekë dhe 3.5 miliardë lekë për bonusin e fundvitit për pensionistët. Ndërsa, shpenzimet e Skemës së Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2022 janë parashikuar në masën 52.8 miliardë lekë ose 2.8% e PBB nga 46.1 miliardë lekë të planifikuara në vitin 2021.

Së fundi, shpenzimet për Fondin e Kompensimit në vlerë të Pronarëve, parashikohen në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB. 14 Shpenzime të tjera sociale, përfshin fondet për pagesën e papunësisë, aftësisë së kufizuar, ndihmës ekonomike, dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve politikë dhe bonusin e lindjeve.

  • Shpenzimet për pagesën e papunësisë parashikohen në nivelin 900 milionë lekë.
  • Shpenzimet për pagesën e ndihmës ekonomike dhe aftësisë së kufizuar parashikohen në nivelin 23.5 miliardë lekë ose 1.3% e PBB.
  • Për ish-të përndjekurit është parashikuar një fond prej 1 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së.
  • Për bonusin e lindjeve është parashikuar një fond prej 2.2 miliardë lekë ose 0.1% e PBB-së.

 Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.55 miliardë lekë duke u rritur krahasuar me një vit më parë. Këto shpenzime shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.

Niveli i fondit rezervë për vitin 2022, planifikohet në masën 3.4 miliardë lekë, përkatësisht 2.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave, 500 milionë lekë fond kontigjence për projektet me BE si dhe 500 milionë lekë kontingjencë për projekte specifike për fëmijët.

Investimet Publike për vitin 2022 janë planifikuar në masën 6.4% e PBB-së ose 119.1 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 20 miliardë lekë si dhe transfertën kapitale për fondin e shpronësimeve me 1,8 miliardë lekë). Në planifikimin e investimeve për vitin 2022 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu, si edhe në vitin 2021, dhe në vitin 2022 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim. Për planifikimin e investimeve janë ndjekur kriteret e mëposhtme:

  • Prioritetet e programit të qeverisë për periudhën 2021 – 2025;
  • Prioritetet e integrimit evropian;
  • Projektet në vazhdim;
  • Mbështetja me kosto lokale dhe TVSH për projektet me financim të huaj.
Burimi: Ministria e Financave
Burimi: Ministria e Financave
TREGUESIT FISKALE TE BUXHETIT TE KONSOLIDUAR 2019-2024
Continue Reading
Advertisement

Albania

Të punësuarve me pagë bruto mbi 176 mijë lekë iu “ulet paga”, deri me 950 lekë, nga 1 janari

Published

on

By

Rritja e pagës minimale nga 40 mijë në 50 mijë lekë, e cila hyri në fuqi më 1 janar 2026, shoqërohet gjithashtu me një efekt të drejtpërdrejtë negativ për të gjithë të punësuarit me paga bruto mbi 176 mijë lekë në muaj.

Ndryshe nga perceptimi i përgjithshëm se rritja e pagës minimale prek vetëm shtresat me të ardhura të ulëta, ndryshimi paralel i pagës maksimale për efekt kontributesh nga 176,416 lekë në 186,416 lekë do të përkthehet në një “ulje të pagës neto” për të gjithë ata që paguhen mbi këtë prag.

Konkretisht, nga janari 2026, çdo i punësuar me pagë bruto të paktën 186,416 lekë do të paguajë më shumë kontribute të sigurimeve shoqërore, pa përfituar asnjë rritje reale në pagën bruto.

Aktualisht, për kufirin maksimal prej 176,416 lekësh, punonjësi paguan 9.5% sigurime shoqërore, ose rreth 16,760 lekë të mbajtura nga paga mujore. Me rritjen e tavanit të kontributeve, kjo shumë do të rritet në rreth 17,709 lekë në muaj, duke sjellë një kosto shtesë prej afro 950 lekësh çdo muaj për secilin të punësuar në këtë nivel dhe mbi të.

Në terma praktikë, kjo do të thotë se, edhe pse paga bruto mbetet e pandryshuar, paga neto do të ulet që nga janari, për shkak të kontributeve më të larta. Efekti është i njëjtë si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit, të cilët do të paguajnë gjithashtu më shumë për pjesën e tyre të kontributeve, duke rritur koston totale të punës.

Sipas relacionit të projektbuxhetit dhe të dhënave të administratës tatimore, kjo politikë do të sjellë rreth 9 miliardë lekë të ardhura shtesë për arkën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ku 7.6 miliardë lekë pritet të vijnë nga sigurimet shoqërore dhe 1.4 miliardë lekë nga sigurimet shëndetësore.

Për vitin 2026, të ardhurat totale nga kontributet janë programuar të arrijnë në 197 miliardë lekë, ose 11.4% më shumë se pritshmëritë për vitin 2025.

Megjithatë, për mijëra të punësuar me paga mbi 176 mijë lekë, ky ndryshim nuk përkthehet në përmirësim të të ardhurave, por në një ulje të drejtpërdrejtë të pagës neto.

Në këtë këndvështrim, rritja e pagës minimale shndërrohet në një barrë shtesë fiskale për një segment të konsiderueshëm të forcës së punës, duke rritur koston e punës për bizneset dhe duke reduktuar të ardhurat mujore reale të punonjësve me paga mesatare dhe të larta, që nga muaji janar 2026.

Ekofin.al

Continue Reading

Albania

Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por institucionet nuk i përfillin

Published

on

By

Teksa emigracioni po masivizohet vit pas viti dhe shumica e shqiptarëve, pjesa më produktive jetojnë jashtë vendit me 2.2 milionë banorë sipas të dhënave të fundit nga Anketa e Emigracionit, në anën tjetër qeveria dhe institucionet kanë dështuar për të zbatuar programin dhe strategjitë për emigrantët.

Një pjesë e emigrantëve që jetojnë prej dy dekadash jashtë vendit duan të kontribuojnë sidomos në zonat kur kanë lindur, por ato përballen me pengesa dhe mospërfillje institucionale.

Anëtarët e diasporës shqiptare të intervistuar nga INSTAT janë të angazhuar në mënyrë aktive në një gamë të gjerë iniciativash që kontribuojnë në zhvillimin kulturor, akademik, ekonomik dhe institucional të vendit në vendet ku jetojnë. Rreth një në pesë anëtarë të diasporës është aktiv në organizata dhe shoqata të diasporës, kryesisht në funksion të promovimit të identitetit shqiptar jashtë vendit, përmes shkollave të gjuhës, aktiviteteve kulturore dhe ngjarjeve komunitare.

Megjithatë sipas anketës angazhimi i diasporës në vendin tonë kufizohet nga një sërë sfidash. Diskutimet me anëtarë dhe organizata të ndryshme të diasporës gjatë anketës së INSTAT nxjerrin në pah pengesa institucionale, duke përfshirë aktivitetin e kufizuar të institucioneve kyçe si Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, si edhe vështirësi në koordinimin ndërministror.

Emigrantët vënë në dukje mungesën e një data-baze të centralizuar të diasporës, teksa ka fushata të kufizuara informimi dhe komunikimi për angazhimin e diasporës.

Sipas anketës mungojnë mekanizmat e strukturuar që profesionistët e diasporës të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë, duke mbetur shpesh vetëm në iniciativa.

“Ka mungesë besimi ndaj institucioneve shqiptare dhe shqetësime për burokracinë e tepruar, veçanërisht mes profesionistëve. Ka shqetësime për klimën e biznesit, boshllëqe në kuadrin ligjor për mbështetjen e investitorëve nga diaspora dhe mungesën e fondeve të dedikuara për kanalizimin e investimeve. Ka nisur shkëputja kulturore në rritje te brezat e dytë dhe të tretë të diasporës që asimilohen jashtë vendit, duke sjellë dobësimin e lidhjeve me trashëgiminë shqiptare” vë në dukje anketa.

Në aspektin ekonomik, anëtarët e diasporës po shohin gjithnjë e më shumë përtej remitancave tradicionale, drejt formave më strategjike të investimit, përfshirë pasuritë e paluajtshme, turizmin dhe sipërmarrjet teknologjike.  MIrëpo qeveria shqiptare nuk po mundet të përthithë kapitalin human dhe atë financiar të diasporës, duke ulur përfitimet e vendit nga ky potencial i madh.

Monitor

Continue Reading

Albania

Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA-së, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht

Published

on

By

Ëndrra e shumë shqiptarëve për t’u futur e jetuar në ShBA po vështirësohet gjithnjë e më shumë. Edhe ata të cilët kanë mundur ta prekin Amerikën e janë atje pa leje qëndrimi, po përballen me dëbime.

Pothuajse çdo javë ka shqiptarë të cilët deportohen pasi janë kapur nga ICE, skuadra amerikane e emigracionit dhe doganave e hedhur në veprim pasi Donaland Trump i shpalli luftë ilegalëve në ShBA.

“Top Channel”, përmes postës elektronike, pyeti ICE-në sa është numri shqiptarëve pa të drejtë qëndrimi në ShBA të ndaluar, përfshi numrin e të dëbuarve drejt Shqipërisë gjatë 2025.

Një zëdhënës i ICE nuk dha detaje përmes shifrave, por deklaroi se: “Nëse ju po e konsideroni të hyni ilegalisht në Amerikë, mos e çoni në mendje një gjë të tillë. Nëse vini këtu në kundërshtim me ligjet tona, ju me gjasë do të përballeni me ligjin dhe ne do t’ju dëbojmë. Ju kurrë nuk do të mundeni të riktheheni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përsëri”.

Top Channel nga burime diplomatike ka mësuar se Ambasada e ShBA-së në Tiranë ka ndihmuar në ngritjen e njësie të posaçme brenda Policisë së Shtetit dedikuar luftës me trafikun e shqiptarëve drejt ShBA.

Të njëjtat burime treguan se kjo njësi sipas një protokolli standard, interviston të gjithë shqiptarët e dëbuar nga ShBA për të mësuar si ata mundën të hynë ilegalisht. Kjo konsiderohet si mbledhje inteligjence me qëllim identifikimin e rrugëve dhe metodave të trafikut. Trafiku i shqiptarëve drejt ShBA vijon përmes linjës klasike të të shkuarit në Meksikë duke pritur disa javë deri në momentin kur trafikantët krijojnë kushtet për kalim.

Një tjetër metodë është përdorimi pasaportave evropiane të falsifikuara. Nëse për shumë vite rruga e Kavajës mbretëronte në prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, shkëlqimi i asaj kohë është shuar.

Kjo njësi brenda Policisë së Shtetit, nga intervistimet e të dëbuarve nga ShBA, ka mundur të identifikojë Kosovën si vend prodhues të pasaportave të falsifikuara, madje me një cilësi të lartë si pasojë e përdorimit të kompjuterëve dhe printerëve super-modernë.

Megjithatë, nuk mungojnë tentativat brenda Shqipërisë në prodhimin e të tilla pasaportave siç ishte rasti më i fundit në Tiranë kur para 5 muajsh, babë e bir u prangosën për këtë aktivitet kriminal. Sipas hetimeve, pasaportat e falsifikuara shiteshin nga 15 000 deri në 20 000 euro dhe përdoreshin për të kaluar ilegalisht drejt vendeve të BE-së edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /TCH

Continue Reading
LIVE ALBUK TV
ALBUK TV LIVE
Albania4 hours ago

Të punësuarve me pagë bruto mbi 176 mijë lekë iu “ulet paga”, deri me 950 lekë, nga 1 janari

Albania4 hours ago

Emigrantët duan të ndihmojnë vendin, por institucionet nuk i përfillin

Maqedonia6 hours ago

Doganat e Maqedonisë në vitin 2025 arkëtuan 2.14 miliardë euro

Albania6 hours ago

Emigrimi i shqiptarëve drejt SHBA-së, ICE: Mos t’ju shkojë mendja të hyni ilegalisht

Kina8 hours ago

BYD i Kinës tejkalon Teslën si shitësi më i madh i automjeteve elektrike në botë

Bota8 hours ago

Përleshjet në Jemen i sjellin në konfrontim forcat e mbështetura nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

Bota8 hours ago

Trump paralajmëron se SHBA-të do të ndërhyjnë nëse Irani vret protestuesit

Shendetesi8 hours ago

Çfarë i ndodh saktësisht trupit pas një viti pa alkool

Albania11 hours ago

Krimi në familje, burri dhunon gruan për vdekje, vetëvritet me pistoletë

Bota11 hours ago

Erdogan: Do të flasë me Trump të hënën për Gazën dhe Ukrainën

Albania11 hours ago

Emrat/ Zbardhet vrasja, shpërthyen me telekomandë boksin elektrik ku humbi jetën Hysni Ymeri, 4 të arrestuar në Shkodër

Bota11 hours ago

Gjendet e pajetë në hotel vajza e aktorit të famshëm hollivudian

UK21 hours ago

Kalimet vjetore të migrantëve përmes Kanalit, më të lartat që nga viti 2022

UK21 hours ago

Faqet e para të gazetave në UK

Bota21 hours ago

Përleshje vdekjeprurëse midis protestuesve dhe forcave të sigurisë, ndërsa trazirat në Iran shtohen

Albania2 days ago

“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë

UK5 days ago

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Albania5 days ago

U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri

Albania6 days ago

Shqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”

UK2 days ago

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

UK6 days ago

Rrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër

Sports5 days ago

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

UK3 days ago

Bllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë

Albania5 days ago

Hetimet për atentatin e Rinasit, burime: Autorët pasi dogjën mjetin që përdorën në krim u larguan me ambulancë

Albania3 days ago

Ironia e një dosje sekrete në Harvard: Amerikanë mbroni Trashëgiminë Ilire, Shqiptarët pas ’90-s e shkatërruan …

UK4 days ago

Bashkimi me euron do të kishte mbuluar koston e NHS-së

Bota4 days ago

Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

UK4 days ago

Britania marrëveshje me Angolën dhe Namibinë për kthimin e emigrantëve

Albania4 days ago

Emigrantët kthehen, por Shqipëria nuk i mban

Bota5 days ago

Brigitte Bardot: Bjondia seksi që revolucionarizoi kinemanë franceze

Trending