Autoritetet kineze kanë urdhëruar mbylljen e Lanzhou, një qytet me katër milionë banorë, në një përpjekje për të ndaluar një shpërthim të brendshëm të Covid-19, duke i ndaluar banorët të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç rasteve emergjente.
”Kufizimet u miratuan nga Komisioni i Shëndetësisë Kombëtare”, deklaruan autoritetet.
Sot autoritetet shëndetësore deklaruan 29 infeksione në Lanzhou.
Autoritetet e qytetit, në një deklaratë, paralajmëruan se “hyrja dhe dalja e banorëve do të jetë rreptësisht të kontrolluara dhe të kufizuara’’ duke u bërë thirrje të gjithë banorëve ‘’të respektojnë rregullat me ashpërsi’’.
Zyrtarët shëndetësorë paralajmëruan gjithashtu se infeksione të tjera mund të shfaqen në ditët në vijim gjatë testimeve.