SHBA lejon hyrjen e personave të vaksinuar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se, duke filluar nga data 8 nëntor, çdo udhëtar ndërkombëtar, i cili është vaksinuar mund të lëvizë lirshëm drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

MEPJ thekson se, “përpara se të hyjnë në bordin e avionit, udhëtarët duhet të paraqesin: certifikatën e vaksinimit, test me rezultat negativ për COVID-19, të marrë maksimumi tre ditë përpara datës së fluturimit drejt SHBA”.

“Plotësisht të vaksinuar konsiderohen ata persona të cilët kanë kaluar 14 ditë të plota nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, për vaksinat me dy doza dhe marrja e dozës së vetme të vaksinës, për vaksinat me një dozë”, thuhet në njoftim.

“Vaksinat që do të pranohen sa i përket këtij rregulli janë: Johnson & Johnson; Pfizer-BioNTech; Moderna; AstraZeneca; Covishield; BIBP/Sinopharm; Sinovac”, thekson MEPJ.

“Dokumentet që do të pranohen si dëshmi vaksinimi janë: certifikatat e vaksinimit me QR Code1, në letër apo dixhitale (e gjeneruar në Shqipëri nga e-Albania për të vaksinuarit në Shqipëri); Certifikata vaksinimi të lëshuara në nivel kombëtar (dëshmia e vaksinimit e lëshuar nga CDC për të vaksinuarit në SHBA)”, shton MEPJ.

“Kategoritë të cilat përjashtohen nga detyrimi për të paraqitur provë të vaksinimit janë: fëmijët nën 18 vjeç; Shtetasit e SHBA; Rezidentët e përhershëm të SHBA. Për këto kategori, koha e marrjes së testit me rezultat negativ të COVID-19 do të jetë maksimumi një ditë para datës së fluturimit të tyre drejt SHBA”, përfundon njoftimi i MEPJ.

Share This Article