ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit 13 hours ago
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional 13 hours ago
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles 13 hours ago
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik 14 hours ago
Prezantuesi i njohur televiziv i BBC ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare 14 hours ago
Next
Prev
Home Albania

“Çmimet në qindra milionë euro”/ Sa do t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët e Edi Ramës?

albnews by albnews
27 October, 2021
in Albania, Bota
0
“Çmimet në qindra milionë euro”/ Sa do t’i kushtojnë Shqipërisë satelitët e Edi Ramës?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nisur nga deklarime e Kryeministrit Rama, sipas të cilit Shqipëria do të hedhë në hapësirë dy satelitë në muajt e parë të vitit të ardhshëm, si dhe nga mungesa e informacionit sesa do i kushtojnë shtetit shqiptar nisma të tilla (në rast se ato do të paguheshin prej tij), iu drejtuam me disa pyetje zotit Mariglen Angjellari. Angjellari ka punuar për disa vite si kimist në një Kompani që prodhonte Raketën Vega C në fibra karboni. Ky produkt i shitej më pas Ariane Group. Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Tre pyetjeve tona Marengleni iu përgjigj si më poshtë:

(Mariglen Angjellari, kimist në Kompaninë e prodhimit të Raketës Vega C.) 

Cfarë është një satelit i hedhur në hapësirë? 

RelatedPosts

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk

Gara për Bashkinë e Tiranës, Luçiano Boçi liston kandidatët potencialë të PD-së

Një satelit është një aparaturë mjaft komplekse për tu hedhur në hapësirë, në orbita të ndryshme rreth tokës për qëllim nga më të ndryshmet nga ato teknike te ato ushtaraket. Funksionet kryesore kanë të bëjnë me me qëllimet e studimit, monitorimi, navigimi dhe transmetimi i të dhënave në rajone të ndryshme të Tokës. Përdoruesit mund të jenë publikë ose privatë.

Sa kushton një satelit? 

Kostoja e prodhimit të një sateliti është shumë e lartë. Jo vetëm kaq por edhe kohët e pritjes janë shumë të gjata. Kjo për shkak sepse kërkesa për satelitë është shumë e lartë dhe kompanitë prodhuese janë shumë të pakta në gjithë botën. Kjo vjen ngaqë prodhimi i një sateliti është një proces inxhinierik shumë i komplikuar. Pra, duhet planifikuar në radhë të parë realizimi i një sateliti dhe më pas hedhja në hapësirë. Në kohët e sotme kjo gjë është mjaft e vështirë.

Çmimi i një sateliti varet nga shumë faktorë që nga kompleksiteti i realizimit të tij e deri te qëllimi i përdorimit. Madje ndikon edhe vendi i prodhimit të tij. Psh nëse flasim për satelitë që dërgohen për qëllime klimatike çmimi shkon deri në 300 milion Euro. Ndërsa çmimi i një sateliti spiun shkon në 500 milion Euro. Këtu duhet të shtohen edhe shpenzimet e mirëmbajtjes dhe të riparimit që janë shumë të mëdha. Kërkuesi i shërbimit duhet të paguajë edhe frekuencat (bandat) njësoj siç operojnë transmetuesit televizivë. Këto kosto arrijnë deri në 1.5 milionë Euro në vit. Prodhuesit më të mëdhenj në Evropë janë Airbus Safran, OHB, Thales Alenia dhe SES.

Sa kushton hedhja në hapësirë e një sateliti? 

Hedhja në hapësirë e një sateliti realizohet nga kompani apo institucione të specializuara në vende specifike e koordinata të caktuara tokësore, mundësisht ekuatoriale. Psh, Bashkimi Evropian (EU) ka vetëm një qendër për hedhjen e satelitëve. Ajo ndodhet në Gujanën Franceze, një vend ekuatorial në kufi me Venezuelën në Amerikën e Jugut. Kjo qendër funksionon nën menaxhimin e Agjencisë Speciale Evropiane (ESA) dhe Agjencisë Speciale Franceze(CNES). Ariane Group është kompania kryesore evropiane që menaxhon dhe ofron shërbime hedhje sateliti nga qendra hapsinore evropiane. Raketat që shërbejnë për këtë qëllim janë 2, Ariane 5 dhe Vega C. Ndërtimi i këtyre raketave bëhet ekskluzivisht në vende evropiane si France, Itali dhe Gjermani. E njëjta kompani (Ariane Group) edhe të raketës ruse Soyz.

Kostoja e hedhjes së një Sateliti është e lidhur ngushtë me peshën e Satelitit dhe lartësinë e vendosjes së Satelitit në Hapësirë. Aktualisht, kostoja e hedhjes nga një kompani evropiane varion nga 25-40 mijë dollarë/kg. Çmime të ngjashme ofrojnë edhe kompanitë amerikane. Çmimet e hedhjes në hapësirë kanë një diapazon të gjerë por minimumi shkon 10 milion dollarë.

Ka shpesh raste kur kompanitë ofrojnë lëshimin e disa satelitëve në të njëjtën hedhje për të minimizuar kostot. Në këtë rast çmimi mund të përgjysmohet ose edhe më pak.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

“Mos më vono se jam në hasmëri!” Policia e Elbasanit ndalon vëllanë e Durim Bamit

21 September, 2025
Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

Osmani kujton Ahmet Krasniqin: Zbardhja e vrasjes së tij mbetet obligim institucional

21 September, 2025
Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

Gruaja më e vjetër në botë, 116 vjeç, takohet me Mbretin Charles

21 September, 2025
Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

Aeroporti i Heathrow paralajmëron sërish për vonesa pas sulmit kibernetik

21 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result