Bardhi: Qytetarët duan vetingun e politikanëve

albnews
By
1 Min Read

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar para pak minutash në faqen e tij të “Facebook” një video-mesazh, lidhur me vetingun e politikanëve, të propozuar nga PD.

Në videon e publikuar nga Bardhi janë deklaratat e qytetarëve, të cilët pyeten nëse duhet bërë vetingu i politikanëve, dhe që të gjithë shprehen për “po”, madje sipas tyre, vetingu duhet të nisë pikërisht nga politika.

“Qytetarët duan një politikë të pastër. Qytetarët duan vetingun e politikanëve”, shkruan Bardhi.

Share This Article