Mirditori në takimin e Berishës: Kam ardhur nga Shtutgarti për Foltoren

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Tu zgjatë jeta doktor Berisha!” Me këtë urim e nisi prezantimin Gjergj Lleshaj nga Mirdita, i cili tha se ka ardhur me familjen nga Shtutgarti i Gjermanisë për të përshëndetur foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Kam qenë kryesindikalist i bakrit për shumë vite dhe kryetar i grevave të para në përmbysjen e qeverisë Nano dhe jetojmë në Shtutgart të Gjermanisë. Kam ardhur për të përshëndetur foltoren dhe doktor Berishën. Pse jemi ne me doktor Berishën? Është princi që themeloi PD dhe përmbysi me ne regjimin më të egër komunist në botë. I bëri shqiptarët të lëvizin me pasaportë si gjithë Europa. Ndërtoi Rrugën e Kombit që bashkoi kombin shqiptar. Na futi në NATO. Pse jemi të gjithë ne me Sali Berishën? Sepse kryetari i PD në 8 vjet rresht në gjitha aksionet e tij dështoi të djathtën shqiptare. Besojmë se Berisha do të vërë në shina PD. Duhet të dalim në protesta të pandalshme deri në rrëzimin e kësaj klike që ka marrë peng shtetin shqiptar”.

Share This Article