Bilall Kasami kryetar i ri i Tetovës, Teuta Arifi pranon humbjen

albnews
By
1 Min Read

Sipas rezultateve preliminare që vijnë nga shtabet partiake, Bilall Kasami nga Lëvizja Besa po prinë bindshëm kundër Teuta Arifit në komunën e Tetovës, shkruan Gazeta Express.

Kasami ishte renditur i dyti në rrethin e parë, me afro 600 vota diferencë negative ndaj BDI-së.

Sipas rezultateve të sotme, Kasami ka një avantazh solid ndaj BDI-së dhe pritet që të konfirmohet si kryetar i ri i Tetovës.

Teuta Arifi kryetarja aktuale e komunës së Tetovës doli në konferencë për shtyp dhe pranoi humbjen nga kundërkandidati i saj Bilall Kasami, shkruan InfoShqip.

Arifi tha se qytetari i Tetovës vendosi që këtë herë BDI mos të jetë fituese e Tetovës duke uruar dhe duke I dëshiruar Kasamit sukses në punën gjatë qeverisjes.

Share This Article