Kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, e ka shpallur fitoren edhe në zgjedhjet e 2021.
Në konferencë për shtyp, ai i falënderoi votuesit dhe të gjithë ata që e përkrahën në këto zgjedhje, duke thënë se do të jetë kryetar i Kërçovës edhe për një mandat.
Sipas të dhënave të fundit nga KSHZ, me mbi 40 përqind të votave të numëruara:
Famir Dehari i BDI-së ka marrë 6.033 vota.
Aleksandar Jovanovski i OBRM-PDUKM-së ka marrë 5.959 vota.
Ndryshe, dalja në këto zgjedhje lokale në nivel të shteti ka qenë mbi 48 përqind.