40% e të miturve ndajnë informacione private në internet

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

 Të paktën 40% e fëmijëve, nga 5 deri në 10 vjeç, të intervistuar nga ”Digital Education”, pranojnë se do të ndajnë të dhëna dhe informacione personale në internet, madje edhe me të panjohur.

Rreziku nuk është vetëm hipotetik, pasi 36% thanë se kishin marrë propozime për lojëra ose sfida të rrezikshme në internet nga të huajt.

Kompania e sigurisë kibernetike ”Kaspersky” zhvilloi një sondazh që përfshiu një kampion prej 1 833 fëmijësh në 88 shkolla të ndryshme.

Sondazhi, i kryer midis majit dhe tetorit 2021, kishte për qëllim të analizonte zakonet e gjeneratës ”alfa” në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknologjike dhe ndërgjegjësimin e tyre për rreziqet që mund të hasnin gjatë shfletimit në rrjet.

Sipas analizës, fëmijët po aksesojnë pajisjet digjitale në një moshë gjithnjë e më të re.

Mundësia për të takuar miq të rinj dhe për të ndarë ditët e tyre është megjithatë arsyeja e raportuar nga 41%.

Së fundi, 19% njohin në këto pajisje mundësinë për të mësuar gjëra të reja, ndërsa vetëm 6% nuk ​​pëlqejnë t’i përdorin ato./ATSH/

Share This Article