arku Arkeologjik i Apolonisë u vizitua nga 28 600 turistë gjatë 10-mujorit të 2021.
Kështu konfirmoi sot për ATSH-në, drejtoresha e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj, ndërsa iu referua statistikave të numrit të turistëve.
Durmishaj tha se “Parkun Arkeologjik të Apolonisë e kanë vizituar 13 741 turistë të huaj dhe 14 844 vendas”.
Ndërkohë edhe nisma e Ministrisë së Kulturës për të vizituar falas të dielën, sitet arkeologjike dhe monumentet e Kulturës, duket se ka pasur ndikimin e vetë në shtimin e numrit të vizitorëve.
Apolonia në Fier është një nga sitet më të mëdhenj të Shqipërisë, por edhe një nga qytetet më të mëdhenj në botën antike. Si një nga 27 Apolonitë e pellgut të Mesdheut, ajo është një nga vlerat e perlat e trashëgimisë tonë arkeologjike.
Apolonia është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen mbetje të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar hyjneshës Artemis.
Me interes të madh për vizitorin në Apoloni janë monumenti i Agonotetëve, Odeoni, Biblioteka, muri rrethues, Portiku, vila me impluvium, vila romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, Kisha e Shën Mërisë./ATSH/