Presidenti Ilir Meta theksoi sot rëndësinë e binjakëzimit të bashkive arbëreshe me ato shqiptare, si dhe rritjen e ndjeshme të shkëmbimeve në fushën kulturore dhe historike, për të forcuar më tej marrëdhëniet.
Presidenti ndau pamje nga pritja që ju bë nga komuniteti arbëresh në Mezzojuso, që prej shekujsh i ruan dhe kultivon kulturën, traditat dhe ritet e të parëve tanë.
“Dikur edhe gjuha ishte e kultivuar siç na dëshmojnë veprat madhore të Nikollë Filjas, një nga autorët e letërsisë së vjetër arbëreshe”, tha Meta.
Presidenti theksoi se “nevojitet një përkushtim më i madh për të arritur regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe në UNESCO, si dhe një promovim e vëmendje e jashtëzakonshme ndaj kësaj pasurie të çmuar, vlerë e përbashkët me Italinë mike”.