Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim Richard Grenell, mikun e ngushtë të ish-presidentit Trump.
NĂ« njĂ« postim nĂ« twitter, Meta shkruan se “Ă«shtĂ« gjithmonĂ« kĂ«naqĂ«si tĂ« kesh Richard Grenell,
nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« zyrĂ«n time”.
Presidenti thotë se vlerëson shumë angazhimin e tij në mbështetje të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ish-Ambasadori amerikan në Gjermani dhe ish-i dërguari special i Trump për bisedimet Serbi-Kosove ndodhet prej ditës së djeshme në Tiranë.
Arsyeja e vizitës dhe axhenda nuk dihet.
Tre ditë më parë ai u pa në Florida, ku mori një çmim vlerësues nga ish-Presidenti Trump.
Grenell gjithashtu u emërua shef i fushatës së Donald Trump për zgjedhjet e vitit 2024 në SHBA.
Ai shikohet si sekretar i ardhshëm Shteti nëse Trump do të fitojë zgjedhjet e ardhshme presidenciale.