Janë më shumë se 18 mijë qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19.
Kështu ka njoftuar ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu duke shtuar se tashmë këta qytetarë janë më të mbrojtur për ta përballur dimrin.
“Më shumë se 18,000 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës [kundër COVID] në këto ditë të para të nëntorit, si një garanci më shumë për të qenë të mbrojtur e për ta përballuar më mirë dimrin që është në prag”, ka njoftuar ajo.