ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 5 hours ago
“The King” 6 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 6 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 6 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Kush janë 3 deputetët nga PD dhe PS që i besojnë më shumë qytetarët?

albnews by albnews
12 November, 2021
in Albania
0
Kush janë 3 deputetët nga PD dhe PS që i besojnë më shumë qytetarët?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pesë gra dhe një burrë nga dy partitë kryesore në vend janë deputetët që gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve.

Ogerta Manastirliu (18,4%), Belinda Balluku (15,1%) dhe Olta Xhaçka (11,8) janë tre deputet socialiste që gëzojnë besimin më të madh të qytetarëve. Manastriliu është njëkohësisht ministre e Shëndetësisë, Balluku e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Xhaçka e Punëve të Jashtme.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Ato janë dhe tre deputetet socialiste që gëzojnë besimin më të madh mes atyre që kanë votuar Partinë Socialiste në zgjedhjet e fundit, respektivisht 35,2%, 26% dhe 19,1% e votuesve socialistë i rendisin ato mes tre deputetëve më të besuar.

Nga deputetët demokratë më të besuarit në publikun e përgjithshëm janë Grida Duma (21.2%), Agron Shehaj (20,5%) dhe Jorida Tabaku (9,8%). Duma dhe Tabaku janë Nënkryetare të Partisë Demokratike kur Shehaj kandidoi kundër Bashës në zgjedhjet e qershorit për kreun e PD-së .

Mes votuesve demokratë ata janë sërish tre më të besuarit, por në një masë ndjeshëm më të madhe, veçanërisht Duma (44,6%) dhe Shehaj (36,1%).

Të dhënat janë gjetjet e Barometrit të Euronews, në të cilin qytetarëve iu kërkua të tregojnë për secilën parti kryesore se cilët janë tre deputetët tek të cilët ata kanë më shumë besim, jashtë udhëheqësve të partisë.

Vrojtimi i Euronews Albania u realizua nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi, në periudhën 20-29 tetor 2021.

Pjesa më e madhe e shqiptarëve, dy në dhjetë, përzgjedhin Grida Dumën si një nga deputetet tek e cila kanë më shumë besim. Nga votuesit e PD-së, thuajse 45% përzgjodhën Dumën si një nga tre deputetët më të besueshëm të partisë.

Deputeti i dytë demokrat tek i cili shqiptarët kanë më shumë besim është Agron Shehaj. Deputeti që doli i dyti në partinë e tij për nga votat preferenciale të marra ditën e zgjedhjeve të 25 Prillit, duket se gëzon besimin e 20% të shqiptarëve. Shehaj është përzgjedhur gjithashtu si më i besuari nga 36% e votuesve të Partisë Demokratike.

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku është deputetja e tretë demokrate e përzgjedhur nga shqiptarët si një nga tre më të besuarat. 9,8 e gjithë shqiptarëve dhe 18,6% e votuesve të PD përzgjodhën Tabakun për listën e deputetëve më të besuar për ta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result