Një tërmet me intensitet 4 ballë sonte është regjistruar në Greqi.
Epiqendra ka qenë 159 kilometra nga Larisa me thellësi prej dy kilometrave.
Tërmeti është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, përkatësisht në Resnjë, Ohër dhe Manastir.
Ndryshe, të martën një tërmet u regjistrua edhe në rajonin e Kërçovës me intensitet 3.5 ballë, ndërsa epiqendra ishte 4 kilometra në jugperëndim të Kërçovës në thellësi prej dy kilometrave.