Flet inxhinieri shqiptar që projektoi makinën elektronike që e promovoi Biden

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shumë shqiptarë tashmë po korrin suksese të mëdha në shtete të ndryshme të botës. Njëri prej tyre është Gjergji Shaskaj nga Vlora i cili ka shkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shaskaj është inxhinier i elektronikës i cili ditë më parë bashkë me një ekip inxhinierësh kishin finalizuar makinën e parë elektronike të tipit Hummer EV të cilin e promovoi vetë presidenti amerikan Joe Biden. Shaskaj tregon eksperiencën e tij pasi Biden vlerësoi këtë veturë.

Presidenti amerikan Joe Biden ishte i pari që e testoi veturën elektronike të tipit Hummer EV me tre motorë elektronikë, vetura e parë e këtij tipi në Amerikë.

Bidenit duket se i pëlqeu fuqia e makinës.

Punën më të rëndësishme në projektimin e kësaj makine e kishte bërë një shqiptar i cili kishte shkuar në Michigan të SHBA’së. Gjergji Shaskaj ishte përgjegjësi i finalizimit të këtij projekti.

Ai tregon për RTK’në eksperiencën kur presidenti amerikan provoi makinën.

“Po, kam qenë prezent. Presidenti u shpreh shumë i kënaqur dhe i habitur nga performanca e makinës”, tha ai.

“Jam nga njerëzit me eksperiencën më të madhe jo vetëm në Michigan”, shtoi ai.

Miratimi i ligjit t infrastrukturës nga qeveria amerikane i cili përfshinë edhe ligjin për makinat elektrike, ka bërë që të rritet përdorimi i tyre.

Shqiptari nga Amerika tha se në muajt në vijm do të prodhohen edhe 30 makina të tilla të tipit Hummer EV.

Share This Article