Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë pranuar një letër falënderimi nga anëtaret e senatit amerikan, Jeanne Shaheen dhe Meggie Hassan dhe kongresistët Annie Kuster e Chris Pappas.
Në këtë letër, e cila është publikuar nga presidentja Osmani në Twitter, ata kanë falënderuar shtetin e Kosovës, që ka strehuar refugjatët afganë.
Ndër të tjera, në këtë letër thuhet se gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët deri në përfundim të procesit të verifikimit, ka forcuar sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gatishmëria e Kosovës për të pritur afganët ka forcuar sigurinë kombëtare të SHBA-së duke lejuar të përfundojë një proces rigoroz verifikimi përpara se afganët të mbërrijnë në Shtetet e Bashkuara”, thuhet ndër të tjera në letër.