Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar ashpër pas një momenti kur u ndje keq gjatë nisjes së një proteste të opozitës. Në një deklaratë, ai ka akuzuar policinë dhe kryeministrin Rama shtetërore për dhunë dhe presion ndaj qytetarëve dhe opozitës.
“Barbaria që keni parë sot nuk është parë sot në regjimin e Ajatollahut. Frika dhre paniku i Ramës ka kthyer policinë e shtetit në një organizatë kriminale. Drejtori i policisë Skënder Hitaj do të jetë përgjegjësi kryesor për këtë terror që po ushtron ndaj qytetarëve me kreun e narkosit.
Panikun e kreut nuk e ndalon dot as këta të veshur si për luftë, as pajisjet, makinat, ndërsa këtu rrin të përgatitur kundër opozitës, këta janë mjeranë të urdhëruar. Lëvizin vinë në këmbë se s’kanë lekë të blejnë karburantin, s’kanë bukë të hajnë. Edi Rama do ta paguaj në një më një këtë terror që ushtron ndaj opozitës. Mendon se do i mbyllë gojën opozitës me terror. Ai mund të përdor si kamikaz Skendër Hitajn por fundi i pret”, tha Noka.

