Vdes profesori Skënder Rizaj

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në moshën 91-vjeçare, të dielën vdiq historiani e profesori universitar, Skënder Rizaj.

Rizaj u lind në Pejë më 14 mars 1930. Në Pejë e ka kryer shkollën fillore (1941) dhe semimaturën (1945), kurse në Prizren shkollën normale (dy kurse pedagogjike: 1946, 1947). Në Shkup e ka kryer Fakultetit Filozofik – Dega e Historisë (1956); në Beograd provimin shtetëror për profesor të gjimnazit (1960); në Sarajevë studimet pasuniversitare dhe doktoratën (1965).

Midis veprave të tij renditen edhe “Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze”, Prishtinë, 1978; “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII – Administrimi, ekonomia, shoqëria dhe lëvizjet popullore”, “Rilindja”, Prishtinë, 1982; “Historia e Përgjithshme Koha e Re (1453-1789)”, Prishtinë, 1985.

Sipas njoftimit të familjes, varrimi do të bëhet të hënën në Prishtinë./Koha/

Share This Article