Degët e PD në Tiranë vijojnë të publikojnë emrat e delegatëve që kërkojnë Kuvendin në datën 11 dhjetor. Pas publikimit të 88 mbështetësve, përfaqësuesit e tyre theksuan se nisma është legjitime.
Mbështetësit e ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha, kanë vijuar me publikimin e emrave të delegatëve që kanë firmosur pro mbledhjes së Kuvendit të jashtëzakonshëm në datën 11 dhjetor. Para selisë blu kanë dalë drejtues të degëve 4 dhe 11 në kryeqytet.
Janë 88 delegatë, të cilët është kërkuar të verifikohen nga mbështetësit e Bashës për të legjitimuar nismën.
Kuvendi i 11 dhjetorit do të ketë në qendër të punimeve ndryshimin e statusit dhe shkarkimin e Bashës.
Për mediat ata theksojnë se nisma është legjitime.
“E konsiderojmë veten të fyer, nuk jemi kukulla por njerëz që respektojmë Kushtetutën e PD. Duhet të ketë një limit të caktuar dhe sigurisht që do të diskutohet dhe largimi i Zotit Basha.”/Ora News/