Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sot në seancën e radhës plenare.
Seanca ka nisë me një interpelancë me kryeministrin Edi Rama të kërkuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Triotan Shehu.
Kreu i qeverisë do t’i përgjigjet shqetësimit të ligjvënësit demokrat në lidhje me teoritë për “Ballkanin e Hapur”, ose “Minishengen Ballkanik”.
Mësohet se deputeti Shehu ka hartuar 14 pyetje, për të cilat kërkon përgjigje nga kryeministri për këtë çështje.
Ndërkaq, në rend të ditës janë parashikuar diskutimet dhe miratimi i aktit normativ të qeverisë për disa ndryshime në marrëveshjen për blerjen e vaksinave nga kompania “PFIZER” B.V, marrëveshje kjo e nënshkruar nga ministria e shëndetësisë, ministrit të Shtetit për Rindértimin dhe Institutit të Shëndetit Publik.
Po ashtu është parashikuar miratimi i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; si dhe projektvendimi për ndryshimin e rregullores së Kuvendit.
Pyetjet për të cilat do përgjigjet Rama:
1- Në lidhje me avantazhet që Kryeministri gjen te kjo nismë e pa iniciuar apo financuar nga Brukseli, jashte drejtimit te tij, ndaj nismave te BE si Procesi i Berlinit, Cefta etj.
2- Pse z. Kryeminister mendon se nje nisme e tille e iniciuar nga Vucìç (Vucic e ka deklaruar kete), mund te jete e dobishme në procesin tone te bashkëpunimit rajonal, gjithmonë me kryefjale integrimin europian.
3- Për faktin e marrjes së rolit lider ne Rajon nga Serbia, e cila akoma nuk ka kërkuar ndjese për krimet e pak viteve më parë, si dhe te vendosjes keshtu te hegjemonise serbe, si ne planin politik ashtu dhe ate ekonomik.
4- A nuk shikon Kryeministri lidhje të kësaj nisme me idetë e disa viteve me parë të Serbisë per “Jugosllavinë e RE”?
5- Në lidhje me interferencat me këtë nisme të faktit të firmosjes nga Serbia te Traktatit EuroAsian me Rusinë dhe kthimin e saj keshtu si nje lidhje e jona me Lindjen, duke devijuar nga Perendimi.
7- E njëjta gjë dhe për vartësineë tonë ndaj Maqedonisë së Veriut për ritmet e integrimit, e cila ka problemet e saj me Bullgarinë, kur ne duhet të përpiqemi të plotësojmë kushtet e vendosura para nesh, per te pershpejtuar integrimin e Shqiperise—integrimi nuk eshte nje proces kolektiv.
8- Për faktin se kjo nismë i shkon për shtat edhe aspiratave e projekteve të tjera të disa vendeve lindore per te penguar integrimin europian te Ballkanit Perendimor, ne perputhje me strategjite e tyre dominuese ne kete Rajon.
9- Për lidhjet e kësaj nisme te “Ballkanit te hapur” me tentativat e “shkembimit te territoreve” Kosove- Serbi.
10- Për faktin e mos përfshirjes se Kosovës në këtë nisme dhe anashkalimit te saj qe prej takimit te pare ne Novi Sad, qe pa dyshim perputhej me vullnetin serb te zbehjes se Kosoves si shtet i pavarur.
11- Për situaten paradoksale me kete nisme te iniciuar nga Serbia, qe nuk e njeh Kosoven e mundesite hipotetike te pjesemarjes se saj si vend sovran e i barabarte ne ate, gje qe ja garantojne nismat e BE.
12- Për pasojat mbi këtë nisme të ngjarjeve ne Mal te Zi dhe te veprimet ushtarake serbe se fundmi ndaj Kosoves, ne kufi te se cilet u vendosen armatime ruse nen prezencen e niveleve me te larta ushtarake te atij vendi.
13- Për atë që këtë nisme deri tashti e kane perkrahur vetem tre vende te Rajonit nga 6 qe jane jashte BE, nuk ka asnje garanci nga BE dhe asnje mbeshtetje nga vendet antare te BE ne Rajon, si nga Greqia e pa dyshim edhe nga Italia, si nje partner strategjik per Shqiperine e Rajonin, me rendesi te vecante kjo.
14- A e konsideron Kryeministri tashme te deshtuar kete nisme, gje e cila realisht u konfirmua edhe nga ceremonia e fundit ne Novi Sad, qe me shume tingelloi si epilogu i ketij “projekti”.