Berisha sot mban Foltoren në Bilisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish kryeministri Sali Berisha do të zhvendosë pasditen e sotme “Foltoren” në qytetin e Bilishtit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha fton demokratët e Devollit të marrin pjesë në takimin që do të mbahet në orën 16:30 në Qendrën e Kulturës të qytetit të Bilishtit. 

Berisha thotë se këto takime bëhen për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë dhe më të hapur, pasi siç thotë ai, Vetëm të bashkuar demokratët mund të fitojnë.

Për liderin historik të demokratëve i cili prej 3 muajsh kërkon largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i selisë blu, 11 dhjetori është ditëlindja e dytë e Partisë Demokratike.

Më datë 11 dhjetor, pritet të mbahet Kuvendi i demokratëve, ku Berisha ka paralajmëruar se në këtë Kuvend do të merren vendime shumë të rëndësishme për të tashmen dhe të ardhmen e PD-së.

Nisur nga kjo degët e PD-së në Kavajë, Rrogozhinë dhe Vorë do të publikojnë nga selia e partisë emrat e degatëve që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Share This Article