Djalit të Gaddafit i lejohet të kandidojë për president në Libi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Saif al-Islam Gaddafi, djali i Muammar Gaddafit, do të mund të kandidojë në zgjedhjet presidenciale të Libisë.

Kështu vendosi kolegji i apelit i gjykatës në qytetin Sabha, i cili hodhi poshtë vendimin e komisionit zgjedhor, raporton aljazeera.

Më herët gjykata e ka refuzuar kandidaturën e tij “shkaku se nuk i plotëson kushtet sepse më parë ishte i dënuar”.

Pas vendimit të gjykatës, një numër i madh i mbështetësve të Gaddafit dolën në rrugë për të festuar.

Një përfaqësues i Gjykatës Ndërkombëtare Penale më parë i bëri thirrje Libisë që të arrestojë Gaddafin për shkak të procesit që po zhvillohet kundër tij, ku po akuzohet për krime lufte.

Ndryshe, raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale pritet të mbahet 24 dhjetor gjersa balotazhi një muaj më vonë. 

Share This Article