Trajneri i Liverpoolit, Juergen Klopp është shprehur krenar për paraqitjen e ekipit të tij. Liverpooli të martën mbrëma fitoi 2:1 ndaj Milanit. Liverpooli ka fituar të gjitha gjashtë ndeshjet në grup të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli para ndeshjes e kishte të sigurtë vendin e parë në grup.
“Ne kemi pasur dëshirën që ta luajmë ktë ndeshje, që ishte vërtetë e vështirë në orarin e ngjeshur. Nuk mund të jem më shumë krenarë me atë që kanë bërë djemtë sonte. Jam i lumtur për shumë gjëra që kam parë sonte. Paraqitja ishte absolutisht e jashtëzakonshme”, ka thënë Klopp për BT Sport. Ai ka folur për paraqitjen e Alissonit, Manes dhe Salahut. “Ndeshja që luajtën këta të tre ishte e jashtëzakonshme. Kualiteti që kanë, ana fizike që sjellin në ndeshje si kjo, flet mjaftueshëm. Është miksim i këmbëve të freskëta dhe kualitetit. Jam shumë krenar, sidomos prë faktin që i fituam të gjitha gjashtë ndeshjet. Ne kemi zgjedhur ekipin në bazë të asaj që dëshironim të fitonim ndeshjen”, ka theksuar Klopp.