Rrahje në Parlamentin e Turqisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një sherr me grushta ka plasur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlametin e Turqisë.

Mediat locale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.

Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as badigardët nuk mundën të ndanin deputetët.

Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqendrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi.

Share This Article