ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane 7 hours ago
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz 7 hours ago
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi 9 hours ago
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet 11 hours ago
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 17 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Objektet e trashëgimisë së konfiskuara në SHBA do rikthehen në Shqipëri

albnews by albnews
9 December, 2021
in Albania
0
Objektet e trashëgimisë së konfiskuara në SHBA do rikthehen në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se, “një nga çështjet më prioritare të qeverisë është krijimi i një kornize të shëndosh ligjore kundër trafikut të objekteve të trashëgimisë kulturore”.

Duke marrë fjalën sot, në seancën plenare të Kuvendit, Margariti vuri në dukje se, nuk bëhet fjalë vetëm për një memorandum por për një sërë aktesh nënligjore, që forcojnë luftën pa kompromis kundër trafikimit të pasurive tona kulturore.

RelatedPosts

Shqipëria ndër vendet me rritjen më të lartë të çmimeve të apartamenteve në 2024

Berisha publikon foton: Vangjush Dako me telefon në dorë në qelinë e burgut

Rama nis fushatën në Tiranë, paradite takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun, pasdite thërret deputetët dhe ministrat

Sipas saj, që prej 2018 Ministria e Kulturës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë kanë nisur punën për hartimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi në respekt të Konventës së UNESCO-s, 1970, që u finalizua me nënshkrimin e memorandumit në muajin gusht në Uashington, me Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Kulturën dhe Edukimin, Matthew Lussenhop, duke zyrtarizuar kështu angazhimin tonë për të qenë krah për krah në një luftë, që nuk na përket vetëm ne.

Gjithashtu vijoi ministrja, një hap tjetër i rëndësishëm në krijimin e kësaj kornize ishte edhe vendimi i Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e procedurave dhe mënyrave të administrimit të bazës së të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura”, një proces i nisur me miratimin e ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, që lidhet direkt me mënyrën e administrimit të bazës së të dhënave të pasurive kulturore të vjedhura, të hyra ose të dala në mënyrë të paligjshme nga territori i Republikës së Shqipërisë”.

Margariti vuri në dukje se, “hartimi i kuadrit ligjor vjen sipas eksperiencave ndërkombëtare, siç është skema e bazës së të dhënave e miratuar nga Interpol, si dhe sistemi në zbatim në Itali, që përmban një informacion të mjaftueshëm për krijimin e pasaportave të sakta, sipas një modeli të miratuar nga UNESCO për çdo objekt që rezulton i trafikuar në mënyrë të paligjshme”.

Ajo theksoi se, “viteve të fundit është forcuar bashkëveprimi me Interpolin, Europolin, pikat doganore dhe po punohet ngushtësisht me vendet fqinje për identifikimin dhe kthimin e veprave që rezultojnë të vjedhura”.

“Aktualisht jemi duke çuar përpara një proces delikat atë të kthimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut të 27 ikonave të identifikuara tashmë. Me përfundimin e procedurave këto vepra do të kthehen në vendin e origjinës. Ndërsa kemi edhe të tjera çështje të hapura për vepra me origjinë Shqipërinë, të kapura në vende të tjera, të cilat do të kthehen në vend. Në historinë e saj të afërt dhe të largët, Shqipëria ka kaluar momente kritike në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Gjatë viteve 1991 dhe 1997 u grabitën dhe u trafikuan vlera të rëndësishme të trashëgimisë materiale. Por tanimë Shqipëria e ka kaluar fazën e tranzicionit, ka dalë nga listat e zeza të trafikimit”, deklaroi Margariti.

Ministrja deklaroi se, “Shqipëria është një vend me një trashëgimi të pasur kulturore materiale dhe jomateriale, që po bëhet gjithnjë e më tepër tërheqëse për  të huajt, që numëron mbi 2220 monumente kulture e mijëra artefakte. Ndaj edhe duhet t’i kushtojmë një rëndësi të veçantë ruajtjes, mbrojtjes, konservimit dhe menaxhimit të pasurisë sonë, për ta shndërruar atë në një burim ekonomik të qëndrueshëm për vendin tonë”.

Ajo vuri në dukej se, ratifikimi i memorandumit me SHBA është padyshim një nga ato gurë themeltarë për nënshkrimin e së cilit jemi sa të kënaqur aq edhe të vetëdijshëm në përmbushjen e tij.

“Mbi bazën e këtij Memorandumi Shtetet e Bashkuara të Amerikës angazhohen të luftojnë trafikimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe ta mbrojnë atë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kufizojnë importimin të kategorive të caktuara të materialit arkeologjik, që datojnë nga 300,000 vite më parë deri në vitin 1750 P.K. dhe kategori të caktuara të materialit etnologjik, nga viti 400 P. K. deri në vitin 1913, që mund të jenë elemente arkitekturore nga strukturat historike ose fetare; objekte funerale; rituale dhe ceremoniale; piktura; dokumente të shkruara; tekstile; si edhe armë e parzmore të identifikuara në listën që do të shpallet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përveç rasteve kur Republika e Shqipërisë vërteton se ky eksportim nuk është i paligjshëm”, tha ministrja.

Margariti deklaroi se, objektet e konfiskuara në SHBA do të rikthehen në Shqipëri. Nga ana tjetër, Shqipëria do të ndajë informacione rreth gërmimeve të paautorizuara, vjedhjeve të pasurive kulturore, trafikimit të pasurive kulturore dhe kërcënimeve të tjera që rrezikojnë trashëgiminë e saj kulturore.

“Pas miratimit në Këshillin e Ministrave të ratifikimit të memorandumit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për “Vendosjen e kufizimeve të importit për kategoritë e materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë”, tashmë është momenti që të votohet edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe jam e bindur, që do të gjejë mbështetjen tuaj të plotë, pasi ky nënshkrim me partnerin tonë strategjik, SHBA, përbën një hap mjaft i rëndësishëm në luftën kundër trafikimit të trashëgimisë kulturore”, përfundoi Margariti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

Irani pranon shkatërrimin e impianteve bërthamore nga sulmet amerikane

24 September, 2025
Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

Kina përgatitet për tajfunin Ragasa, evakuon gati dy milionë njerëz

24 September, 2025
Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

Çfarë po ndodh me Wizz Air Abu Dhabi

24 September, 2025
Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

Super Tajfuni Ragasa godet Hong Kongun, numri i viktimave në Taiwan rritet

24 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result