“Partia Demokratike është familja juaj, ne ju mirëpresim”- Basha rindan mesazhin që dha në festën e 33 vjetorit të themelimit të partisë

albnews
By
1 Min Read

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rindarë në rrjetin social “facebook” mesazhin që dha gjatë fjalimit të tij në festën e 33 vjetorit të themelimit të partisë, ku i shtriu dorën demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen PD-së.

Basha fton kontributorët themelues dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, të cilët sipas tij, për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë e tyre të shkojnë në PD.

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata kontributorë themelues dhe çdo person që të djathtën shqiptare e ndjen familjen e tij politike, që për arsye të ndryshme në këto vite nuk janë ndier në shtëpinë e tyre, ejani, Partia Demokratike e Shqipërisë është familja juaj, ne ju mirëpresim të gjithëve.

Share This Article