Pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rihapur çështjen ‘Gërdeci’ SPAK rinis hetimet. Burime nga prokuroria e posaçme bëjnë me dije se nga java e ardhshme do të nisë pyetja e personave që kanë dijeni për rrethanat e hetimit.
Personave qe u është nisur fletë-thirrje janë trashëgimtarët e viktimave dhe personat e dëmtuar nga “Gërdeci”. Në pyetje do të rimerren edhe ish zyrtarë të lartë që kanë qenë në detyrë në periudhën e tragjedisë me 15 mars 2008. Zyrtari i parë që do ripyetet është ish-ministri mbrojtjes Fatmir Mediu.