Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte politikë shumë më e qëlluar dhe më e drejtë se sa tarifa 100 për qind.
Sipas tij e njëjta do të mirëkuptohej edhe nga faktori ndërkombëtar.
Kurti gjithashtu ka folur edhe për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me LDK-në dhe për situatën aktuale politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.