ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 12 hours ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 13 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 13 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 13 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 13 hours ago
Next
Prev
Home Albania

109 vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar

albnews by albnews
17 December, 2021
in Albania
0
109 vjet nga themelimi i Shërbimit Sekret Shqiptar
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 1912, u formua Qeveria me kryeministër Ismail Qemalin, e cila filloi ngritjen e institucioneve të shtetit shqiptar.

Ndër to, më 17 dhjetor 1912, u mor vendimi për themelimin e Shërbimit Sekret Shqiptar. Në këtë vendim thuhej: “Të organizohet një shërbim i fshehur për vise të shkelura të Shqipërisë”.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Për organizimin e tij u ngarkuan persona konkretë, ndërmjet të cilëve Lef Nosi e Bajram Curri.

Vazhdimësinë e shërbimit sekret shqiptar e shohim përsëri pas ardhjes së princ Vilhelm Vidit (në vitin 1913), gjatë Luftës së Parë Botërore dhe pas saj, shkruan KP.

Më 21 janar 1920, Kongresi Kombëtar i Lushnjës bëri organizimin e Këshillit të Naltë dhe risanksionoi ndarjen e pushteteve, ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe krijimin e Ministrisë së Brendshme.

Më datë 24 dhjetor 1921, Ministër i Punëve të Brendshme u dekretua Ahmet Zogu, i cili bëri riorganizimin e MPB-së, duke krijuar dhe Seksionin Sekret. Drejtues i këtij Seksioni u caktua Haki Stërmilli.

Parë në planin historik, shërbimi kryesor inteligjent shqiptar, gjatë kësaj periudhe, ka pasur këto emërtesa: në vitin 1922, Sekretari Sekrete dhe, në vitet 1923-1939, Zyra Sekrete.

Në nivel qendror, veprimtaria e shërbimit sekret do të drejtohej nga Zyra Sekrete, ndërsa në nivel vendor drejtohej nga Prefekti, i cili kishte ngritur një zyrë të posaçme që merrej me “çështje rezervate”.

Në konsolidimin e institucioneve të Shtetit Shqiptar, nga janari 1927, pati rëndësi edhe organizimi i Shërbimit Informativ të Jashtëm, me qendër në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e përfaqësuar nga selitë tona diplomatike, duke organizuar një rrjet informativ që vepronte i lidhur me mekanizmin konsullatë – legatë -prefekturë. Klane dhe forca politike të ndryshme, gjatë periudhës 1925 -1939, të shtyrë nga interesa të ngushta dhe të përkrahura nga jashtë, kanë provokuar trazira, komplote, vrasje, kryengritje, etj., me qëllim destabilizimin e vendit dhe cenimin e sigurisë kombëtare.

Pas Luftës së Dytë Botërore, në periudhën dhjetor 1944 – mars 1945, Shteti Shqiptar i kushtoi menjëherë rëndësi të veçantë krijimit të Organeve të Sigurimit të Shtetit. Këto ishin vijuese të Shërbimit Informativ Ushtarak gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Fillimisht, pas çlirimit të vendit u krijua Drejtoria e Mbrojtjes së Popullit, në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes, e cila funksionoi deri në vitin 1946, kohë kur u krijua Drejtoria e Sigurimit të Shtetit. Në vitin 1966 u bë riorganizimi në tre drejtori: e para e Kundërzbulimit, e dyta e Udhëheqjes dhe e treta e Zbulimit Politik, strukturë që e ruajtën deri në vitin 1991.

Organet e Sigurimit të Shtetit organizuan veprimtarinë e tyre bazuar në një platformë të ish-byrosë politike dhe të pambështetur në ligj. Kjo solli shkelje të rënda të të drejtave të njeriut. Gjatë veprimtarisë së tij u bënë shumë shkelje ligjore.

Ai vuri në survejim gjithë sektorët e jetës së vendit, kuadrot dhe njerëzit e thjeshtë, zbatoi praktika të padrejta dhe tejkaloi kompetencat, sidomos në kuadrin e luftës së klasave dhe të nxitjes artificiale të saj. Një numër qytetarësh u bënë viktima të kësaj veprimtarie.

Pas vitit 1990, me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri, Organet e Sigurimit të Shtetit u reformuan, duke iu përshtatur kërkesave të shtetit ligjor. Kështu, në vitin 1991 u krijua Shërbimi Informativ Kombëtar, me Ligjin nr. 7495, datë 02.07.1991, “Për organizimin e Shërbimit Informativ Kombëtar.”.

Detyrë parësore e këtij Shërbimi u vendos parandalimi, zbulimi dhe ndërprerja e çdo veprimtarie antikushtetuese që cenon lirinë, pavarësinë, aftësinë mbrojtëse, tërësinë territoriale dhe pasurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë.

SHIK-u u krijua si një institucion i depolitizuar dhe si i tillë ai ka pësuar vazhdimisht ndryshime të herëpashershme. Në vitin 1999, me Vendimin nr. 61, datë 22.11.1999, të Gjykatës Kushtetuese të RSH-së, ndryshohet emërtimi nga Shërbim Informativ Kombëtar (SHIK) në Shërbim Informativ i Shtetit (SHISH).

Drejtuesit e SHISH-it ndër vite:

01.08.1991 deri 29.06.1992 Irakli Koçollari

29.06.1992 deri 09.04.1997 Bashkim Gazidede

09.04.1997 deri 29.05.1997 Astrit Kodra

29.05.1997 deri 21.08.1997 Arben Karkini

21.08.1997 deri 07.08.2002 Fatos Klosi

07.08.2002 deri 18.11.2002 Petrit Myftari

18.11.2002 deri 27.01.2005 Kujtim Hysenaj

27.01.2005 deri 09.08.2012 Bahri Shaqiri

09.08.2012 deri 30.10.2017 Visho Ajazi Lika

01.11.2017 deri 05.11.2018 Helidon Bendo (ka kryer funksionin)

05.11.2018 e në vazhdim Helidon Bendo. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result