Mërgim Berisha shënon sërish për Fenerbahcen

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mërgim Berisha e ka kaluar Fenerbahcen në epërsi 2:1 kundër Besiktasit, në derbin e Superligës turke që po zhvillohet momentalisht në Stamboll.

Sulmuesi shqiptar shënoi për 2:1 për Fenerin në minutën e 30-të në stadiumin Ülker.

https://streamja.com/embed/XQOd4

Për Berishën, i cili e ka përfaqësuar Gjermaninë U21 deri tani dhe është mes Kosovës dhe Gjermanisë A, ky ishte goli i tretë në 11 paraqitje në Superligën turke.

Sulmuesi me prejardhje nga Suhareka i ka shënuar pesë gola dhe i ka dhënë tri asiste në 19 paraqitje për Fenerbahcen në të gjitha garat këtë sezon.

Mesut Ozil e kishte kaluar Fenerin në epërsi në minutën e 14-të, para se Josef ta barazonte rezultatin rreth dhjetë minuta më vonë.

Siç qëndrojnë gjërat, Fenerbahce është në vendin e tretë me 30 pikë, 12 më pak se lideri Trabzonspor, ndërsa Besiktasi i 10-ti me 24 pikë. 

Share This Article