ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim 1 hour ago
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë 2 hours ago
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik 2 hours ago
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare 3 hours ago
Princ Harry merr goditjen e madhe nga mbreti Charles! 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Protestë në Tiranë kundër “Ballkanit të Hapur”

albnews by albnews
19 December, 2021
in Albania
0
Open Ballkan, qeveria marrëveshje të tregtisë së lirë me Serbinë e Maqedoninë, Rama përjashton Kosovën
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Tirana do të jetë nikoqire e takimit të radhës mes themeluesve të “Ballkanit të Hapur”, iniciativë kjo që vazhdon të refuzohet nga Kosova. Njohës të rrethanave thonë se, qeveria përveç refuzimit duhet t’i sqarojë deri në fund arsyet e mospjesëmarrjes, që sipas tyre nuk janë vetëm politike. Përveç kundërshtimeve, ka edhe paralajmërime për protesta në Tiranë kundër ardhjes së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Mes paralajmërimeve për protesta dhe vijimit të refuzimit nga shtetet e tjera, tre themeluesit e “Ballkanit të Hapur” do ta mbajnë takimin e radhës në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama do të jetë nikoqir i kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev, e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Mes të tjerash është paralajmëruar të nënshkruhet një memorandum për vizat e punës mes tri vendeve.

RelatedPosts

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Tonelata me tranguj në kanal, fermerët: Dolëm piramidë, miliona lekë dëme

Në prag të takimit, nismëtarët e “Ballkanit të Hapur” me një letër të hapur i ftuan edhe vendet e tjera.

Sipas tyre, qëllimi është të kapërcehen barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare të cilat e ngadalësojnë rritjen ekonomike në rajon.

“E shfrytëzojmë këtë rast që edhe një herë t’u bëjmë thirrje të gjithë fqinjëve tanë që të bashkëngjiten dhe qytetarëve të tyre t’iu ofrojnë të mirat të cilat ne i ofrojmë për qytetarët tanë. Përmes lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit, shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund ta nxisë tregtinë dhe rritjen dhe ta lehtësojë jetën për çdo individ në fqinjësinë tonë”, thuhet në letër.

Aty mes të tjerësh përmendet edhe mosnisja e negociatave me BE-në të disa prej vendeve të Ballkanit dhe integrimi i ngadaltë i atyre që tashmë i kanë nisur.

“Dëshira e popullit tonë që të pranohet nga ana e anëtarëve të BE-së sërish ishte penguar nga politikat e brendshme të vendeve anëtare. Mospërmbushja e premtimeve të dhëna dhe frika për të ardhmen rezultoi me zhgënjim, paqëndrueshmëri, shpërngulje dhe mungesë të investimeve të mëdha”, theksohet në letër.

Sipas themeltarëve të “Ballkanit të Hapur”, vizioni i tyre është që të kapërcehen barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare të cilat e ngadalësojnë rritjen ekonomike në rajon. Kjo iniciativë nuk është zëvendësim për BE-në, por përkundrazi, ajo është edhe një hap drejt saj, nënvizohet në letrën e liderëve.

“Sistematikisht jemi takuar dhe kemi nënshkruar marrëveshje të cilat u mundësojnë qytetarëve tanë që të punojnë lirshëm, i reduktuam kontrollet kufitare të cilat do ta mundësojnë kalimin e mallrave pa vonesë, vendosëm mekanizma për udhëtim të lirë të qytetarëve tanë mes vendeve tona, ashtu siç qytetarët e BE-së udhëtojnë nëpër vendet e tyre. Iniciativa jonë “Ballkani i Hapur” u tregua si efikase dhe e dobishme në tejkalimin e kohërave të vështira të pandemisë”, thuhet në letër.

Por, Kosova prej fillimit e ka përjashtuar mundësinë t’i bashkohet nismës.

Njohës të rrethanave thonë se nuk mjafton refuzimi në parim, pa u sqaruar të gjitha aspektet.

“Secili shtet i ka arsyet e veta se pse nuk i është bashkuar kësaj iniciative. Mirëpo, refuzimi i Kosovës e ka një histori tjetër. Dihet se Kosova është pjesë e CEFTA-s, por jo në kuptimin e barazisë, pra përfaqësohet ende me simbolet e UNMIK-ut. Në raport me “Ballkanin e Hapur”, mendoj se Kosova duhet të jetë më aktive në aspektin e bashkëpunimit me shtetet, shkëmbimeve rajonale e kështu me radhë. Por, Kosova duhet të jetë më strategjike në këtë aspekt që të paktën të tregojë se ku janë të gjitha problemet, sepse kujtoj se nuk janë vetëm arsyet politike ku Kosova dhe Serbia ende nuk i kanë zgjidhur dallimet e tyre, por problemet janë edhe juridike. Pra, duhet të qartësohen shumë gjëra para se të jetë një iniciativë serioze”, ka thënë analisti Dritëro Arifi.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u rikthehet takimeve pas mungesës së fundit në Beograd shkaku i dorëheqjes nga ekzekutivi. Por, skepticizmin karshi nismës e shfaqi presidenti i këtij vendi, Stevo Pendarovski, gjatë vizitës në Prishtinë. Ai tha se është kundër iniciativave që kanë për qëllim restaurimin e Jugosllavisë.

“Përderisa ajo iniciativë nuk i përfshin të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk do të jetë e suksesshme. Dhe në fund, qëndrimi im dhe qëndrimi i udhëheqjes shtetërore të Maqedonisë së Veriut është se, ‘Ballkani i Hapur’, me supozim që t’i përfshijë të gjitha gjashtë vendet, mund të jetë vetëm njëra nga veglat, vetëm njëri nga instrumentet për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, ekonomik dhe tregtar”, ka thënë Pendarovski.

I befasuar me qëndrimin e presidentit është shfaqur kryeministri në dorëheqje, Zoran Zaev, sipas të cilit është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste e ka përsëritur se “Ballkani i Hapur” është nismë paralele e Procesit të Berlinit, ku kjo e fundit mbështetet edhe nga Bashkimi Evropian.

Sipas analistit Arifi, as Procesi i Berlinit nuk ka dhënë frytet e veta.

“Pikërisht për shkak të mungesës së bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pa një pajtim mes popujve të Ballkanit Perëndimor vështirë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje ekonomike apo politike, dhe një hapje më e madhe e Ballkanit Perëndimor mes vete. Pa një pajtim mes popujve të Ballkanit Perëndimor, vështirë se mund të arrihet ndonjë marrëveshje ekonomike apo politike dhe një hapje më e madhe e Ballkanit Perëndimor mes vete. Këtë e tregon më së miri situata në Bosnjë-Hercegovinë, në Mal të Zi dhe situata fragjile edhe në Kosovë për shkak të zhvillimeve në raport me fqinjin verior”, ka theksuar ai.

Ditën kur mbahet takimi, ish-kryeministri Sali Berisha ka thirrur protestë kundër Qeverisë Rama, ku do të kundërshtohet edhe ardhja e Vuçiqit.

“Ditën e hënë, ora 16:00, të gjithë demokratët në protestën e madhe në mbrojtje të interesit kombëtar, por edhe kundër vjedhjes së tmerrshme të 430 milionë eurove që kërkon “Kreu i Meduzës” me SPAKU-n e tij, t’i fshehë në një vjedhje prej 3 milionë eurosh”, ka paralajmëruar Berisha, i cili po zhvillon edhe një betejë të brendshme për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.

Takimi i fundit në nëntor u zhvillua në Beograd, prej ku Vuçiqi tha se duhet të përfshihen të gjitha shtetet. Për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ftesa e hapur e Vuçiqit është test për Prishtinën që t’i bashkohet nismës së tri shteteve. Sipas tij, Kosova nuk duhet të kapet për faljen dhe njohjen nga Serbia, pasi ato vijnë krejt në fund të procesit.

Në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal, i mbajtur në korrik të këtij viti në Shkup, kryeministrat e tri vendeve ishin pajtuar që nismës t’i ndryshohet emërimi nga “Mini Schengeni Ballkanik” në “Open Ballkan”.

Tri shtetet kishin nënshkruar në fund të Forumit, një marrëveshje e dy memorandume.

Marrëveshja ka të bëjë me rastet e katastrofave natyrore për gatishmëri për të mbështetur shtetet, për ndihmë të ndërsjellët. Më herët, janë nënshkruar edhe dy memorandume mirëkuptimi. I pari ka të bëjë me lehtësimin e importit e të eksportit, pastaj për eliminim të barrierave në kufij e për përmirësim të bashkëpunimit ekonomik. Memorandumi tjetër ka të bëjë me tregun e fuqisë së punës, se si të lehtësohet qarkullimi i njerëzve, të lehtësohet procesi i dhënies së lejeve të punës për qëndrim të përkohshëm.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

Veliaj i përgjigjet shkresës së Këshillit Bashkiak: S’jam informuar zyrtarisht për mbledhjen për shkarkimin tim

22 September, 2025
Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

Shpikjet e lashta greke që ndikojnë ende në botë

22 September, 2025
Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

Java Europiane e Mobilitetit, Bashkia Shkodër: Plani i Mobilitetit drejt diskutimit publik

22 September, 2025
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Spiropali në Nju-Jork: Shqipëria, aktor konstruktiv e i besueshëm në arenën ndërkombëtare

22 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result