Spanja regjistron 50 000 të infektuar në 24 orët e fundit

albnews
By
1 Min Read

Spanja regjistroi një numër rekord të infeksioneve me me afro 50 000 raste të reja në 24 orët e fundit.

”Incidenca shtatë-ditore gjithashtu u rrit në 424, nga 377 një ditë më parë dhe u regjistruan 94 vdekje nga koronavirusi”, deklaroi ministria e Shëndetësisë.

”Varianti i ri i Omicron tashmë përbën 80% të të gjitha infeksioneve të reja në Madrid”, sipas gazetës ”El Pais”.

Rekordi i ri prej 49 823 rastesh ditore tejkaloi nivelin e mëparshëm ditor prej 44 357 në janar.

Dallimi i madh tani krahasuar me gati një vit më parë është se mbi 80% e njerëzve në Spanjë kanë marrë një ose dy doza të vaksinës Johnson&Johnson.

Shumica e rajoneve autonome të Spanjës dhe qeveria qendrore hezitojnë të forcojnë ndjeshëm masat e koronavirusit.

Share This Article